CIVIL Media bisedoi me Elmedina Abdullahin, përfaqësuese e nismës “Më mirë për Tetovën”, dhe anëtare e këshillit komunal në Komunën e Tetovës.
CIVIL Media: Do të bisedonim sot pak me ju për gjendjen e respektimit të dallimeve ose multikulturalizmin në Komunën e Tetovës në përgjithësi, po nëse mundeni të na tregoni diçka edhe vet në institucionin Komuna e Tetovës.
Abdullahi: Respekti ndërmjet komunitetit në institucionin e Tetovës mendoj që ekziston dhe kemi kujdes edhe ne si anëtarë të këshillit po edhe mendoj që administrata e komunës ka kujdes për të respketuar dallime të tilla.
Por ajo që dua të theksoj, që jo gjtihmonë duhet të nisim nga ajo që për hir të respektimit dhe për hir të multikulturalizmit, ose duhet të bëhen keqpërdorime në emër të multikulturalizmit ajo që duhet në fakt në shoqëri të respektohet është para vlera dhe merita dhe profesionalizmi personit dhe pastaj si diccka e rradhës duhet të jetë edhe multikulturalizmi.
Me një fjalë, nuk duhet në emër të multikulturalizmit nuk duhet të vijnë persona jo profesional në vende të caktuara.
CIVIL Media: Me këtë më jepni ne dijeni se mund të ketë edhe diskriminime në këtë formë?
Abdullahi: Absolutisht mendoj që ka diskriminime të thella në formën edhe ndërmjet komunitetit të njejtë, edhe ndërmjet komuniteteve të njejta më tepër në baza partiake, me tepër në baza të interesit sesa në bazë të nacionalitetit. Ne e dimë që Maqedonia është një shtet ku mundohet të instalohet multikultura jo që kemi arrit në nivelin e nevojshëm kemi nevoj ende të integrohemi ne si popull edhe të gjithë popujt tjerë të cilët janë me numër më të vogël banorë të Maqedonisë, dhe jo kjo nismë të ngelë vetëm në letër, por duhet të zbatohet edhe në përditshmëri, sidomos në institucione, përsëri e theksoj që vlera duhet të jetë në pikë të parë.
CIVIL Media: Për të arritur deri diku aty ku synojmë – vlerat evropjane edhe pse ne i kemi, qeveria nisi një strategji e cila quhet “Një shoqëri për të gjithë”, a jeni e njoftuar se çfarë ka në atë strategji? Si mendoni se a aplikohet a punohet mjaftueshëm dhe ndonjë rekomandim nga ju…
Abdullahi: Për shembull, në emër të Strategjisë “Një shoqëri për të gjithë” hapen vende të punës, edhe në bazë të Marrëveshjes Kornizë së Ohrit hapen vende të punës me përqindje për nacionalitete të ndryshme, dhe për t’i mbushur kuotat, punësohen njerëz dhe në institucione ku nuk kanë mundësi edhe fizike t’ju hapin hapësira për punë, këto janë njerëz më tepër të margjinalizuar sesa të pranuar në komunitet. Kjo është diçka që në emër të një shoqërie të përbashkët në fakt na bën dëm të madh neve shqiptarëve si popull.
Nuk duhet që në emër të nismës për një shoqëri të përbashket të hapen vende fiktive dhe njerëzit të ndjehen të pa aftë mos të kenë hapësirë për punë dhe hapësirë për të vepruar.
CIVIL Media: Doni të thoni se ka disproporcionalitet ose diskriminim ndaj një etnie ose ndaj etnive tjera?
Abdullahi: Dua të besoj se është disproporcialitet që nuk është diskriminim por kam dyshime të thella për atë.
Dijana Tahiri
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti