• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Dita e fitores ndaj fashizmit

May 9, 2022
in INTEGRIME, LAJME
Dita e fitores ndaj fashizmit
Share on FacebookShare on Twitter

Sot bota shënon Ditën e fitores ndaj fashizmit, njofton MIA.

Më 9 maj 1945, me nënshkrimin e kapitullimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste, zyrtarisht iu dha fund Luftës së Dytë Botërore, në të cilën morën pjesë 61 shtete, me një popullsi totale prej 2,1 miliardë ose 96 për qind të popullsisë botërore dhe që mori më shumë se 50 milionë jetë.

Kapitullimi i pakushtëzuar i Rajhut të Tretë u nënshkrua në Berlinin e rrënuar, vetëm pak minuta pas mesnatës së 9 majit. Kapitullimi në emër të Komandës së Lartë Gjermane u nënshkrua nga Marshalli Vilhelm Kajtel, Gjenerali Hans Jirgen Shtumpf dhe Admirali Hans Georg von Fridenburg. Marrëveshja u nënshkrua nga Marshalli rus Georgi Zhukov dhe gjenerali britanik Artur Teder.

Nga më shumë se 50 milionë viktima, 20 milionë ishin nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm, ndërsa më shumë se 30 milionë ishin civilë. Rreth 12.5 milionë njerëz u vranë në kampet naziste të përqendrimit, duke përfshirë gjashtë milionë hebrenj. Dëmet materiale nga Lufta e Dytë Botërore vetëm në Evropë u vlerësuan në rreth 260 miliardë dollarë.

Në Lindjen e Largët, lufta nuk mbaroi deri më 2 shtator 1945, kur Japonia kapitulloi pas bombardimit Hiroshima dhe Nagasaki me armën e panjohur atëherë, bombën atomike. Maqedonia ishte në anën e koalicionit antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në luftën kundër pushtuesve fashistë, sipas historianëve, në Maqedoni vdiqën 33.000 njerëz, mes të cilëve mbi 7.000 hebrenj maqedonas, të cilët u deportuan në kampin e përqendrimit Treblinkë. Me rastin e 9 Majit – Ditës së ditores ndaj Fashizmit dhe Ditës së Evropës, sot para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit” në oborrin e Qeverisë do të mbahet ceremoni e veçantë në të cilën do të mbajë fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Next Post
Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë

Mariçiq: 9 maji na obligon të vazhdojmë ta ruajmë paqen, unitetin, stabilitetin dhe lirinë

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Kovaçevski: Vendimi i Patriarkanës së Kostandinopojës e përfshiu KOM-AO në bashkësinë me kishat e tjera

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom