• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Takim i Xhaferit me ambasadorin Lahdevirta

May 5, 2022
in LAJME
Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ambasadorin e Republikës së Finlandës të ngarkuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kimo Lahdevirta, rezident në Beograd, Republika e Serbisë, njofton MIA.

Në takim, siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi theksoi se Maqedonia e Veriut e çmon mbështetjen e Finlandës në fushën e eurointegrimeve dhe parimin e saj se problemet bilaterale me Bullgarinë nuk duhet të jenë pengesë për procesin.

Ai, po ashtu, nënvizoi se me Finlandën ndajmë përcaktimet e njëjta politike dhe kemi marrëdhënie shumë të mira, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral.

Konfirmoi se Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat e Finlandës për anëtarësim në NATO dhe e konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit për të ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Ambasadori Lahdevirta falënderoi për mundësinë për takim dhe theksoi se Finlanda edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe u pajtua me kryetarin Xhaferi se ka hapësirë për rritjen dhe pasurimin e bashkëpunimit ekonomik.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për situatën aktuale në Ukrainë dhe për implikimet e saj mbi situatën e sigurisë në rajon, duke e dënuar agresionin nga ana e Federatës Ruse mbi Ukrainën.

Të dy u pajtuan se nevojiten përpjekje të përbashkëta për tejkalimin e të gjitha vështirësive në planin e sigurisë, energjetikës, produkteve ushqimore dhe çdo lloj plani tjetër.

Next Post
UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

UNICEF-i mirëpret vendimin që shkollat ​​të vazhdojnë me mësimin derisa të vazhdojnë negociatat në mes të SASHK-ut dhe Qeverisë

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Kovaçevski: Këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike gjenerojnë humbje dhe kanë paga më të larta nga Presidenti, vijon rishikimi i këtyre gjendjeve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom