• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

Zelenski apelon të ndalohen krimet ruse të luftës pas gjetjes së varrezave masive në Buça

April 4, 2022
in BOTA, DEKLARATA, LAJME, LUFTË
CNN: Zelenski është infomuar se sulmi rus do të ndodhë të mërkurën
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski në video paraqitje kërkoi të ndalen krimet ruse të luftës, njoftoi Bi-Bi-Si. Moska mohon që ushtria ruse qëndron pas vrasjeve të civilëve në Buça,transmeton MIA.

Në paraqitjen e tij, Zelenski e akuzoi Rusinë për kryerjen e gjenocidit dhe përpjekjen për të eliminuar të gjitha kombet e Ukrainës, një ditë pas zbulimit të varreve masive dhe ekzekutimit të civilëve pranë Kievit.

“Ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarë të Ukrainës. Në Ukrainë kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, tha Zelenski.

Tre ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, Ukraina paraqiti një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke akuzuar Rusinë për “planifikim të akteve të gjenocidit”.

Zelenski ka folur një ditë pasi e gjithë bota pa pamjet e transmetuara të trupave civilë të shtrirë në rrugët e qytetit Buça në afërsi të Kievit, si dhe të raportimit se 280 trupa ishin varrosur në një varr masiv atje.

“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse. Kjo është arsyeja pse po shkatërrohemi dhe shfarosemi. Dhe kjo po ndodh në Evropën e shekullit 21. Pra, kjo është tortura e të gjithë kombit”, deklaroi Zelenski.

Zelenski bëri thirrje gjithashtu për tërheqje të plotë të forcave ruse nga Ukraina “të paktën në kufijtë e tyre që ekzistonin para 24 shkurtit, kur Rusia sulmoi Ukrainën”. “Nuk mund të ketë asnjë takim derisa bombardimet po vazhdojnë. Pra, së pari armëpushim, pastaj mund të kemi një takim me presidentin rus”, tha Zelenski.

Next Post
Qeveri e re deri në fund të javës

Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim me rastin e 4 Prillit, Dita e NATO-s

Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e 36-të e Qeverisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom