• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Kovaçevski-Borell: Fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut është në interes gjeostrategjik për BE-në

March 14, 2022
in INTEGRIME, LAJME
Kovaçevski-Borell: Fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut është në interes gjeostrategjik për BE-në
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e  priti përfaqësuesin  e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, i cili ndodhet në vizitë pune në vendin tonë dhe i cili në takim ishte i shoqëruar nga shefi i delegacionit të BE-së, ambasadori Dejvid Gir.

Kryeministri Kovaçevski dhe nënkryetari i KE-së Borell patën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoji mbledhje bilaterale e të dyja delegacioneve, ku nga ana jonë morën pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Kryeministri Kovaçevski në takim falënderoi përfaqësuesin  e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të fuqishme personale për Republikën e Maqedonisë së Veriut për të marrë një datë për bisedime pa vonesa të mëtejshme dhe për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në takim edhe njëherë u dënua lufta e paprovokuar dhe të pajustifikuar e Rusisë në Ukrainë, e cila po shkakton ndryshime tektonike gjeopolitike që kërkon nga të gjithë në Evropë të veprojnë në unitet, fuqishëm dhe në kohë. Gjatë bisedës u theksua se Qeveria me mbështetjen e BE-së vazhdon me reformat dhe zbatimin e tyre në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër. Kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, e theksuan nevojën për veprim të shpejtë dhe për realizim të interesit strategjik dhe përfitimit të BE-së nga zgjerimi me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor si prioritet  për siguri evropiane.  Në atë drejtim u përshëndet edhe përparimi në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për gjetjen e formulës dinjitoze dhe fitimtare evropiane e cila do të zhbllokonte fillimin e bisedimeve aderuese për Maqedoninë e Veriut, ndërsa si veçanërisht të rëndësishëm, bashkëbiseduesit në takim theksuan se çështjet dypalëshe nuk duhet ta komplikojnë procesin”, kumton pres shëbimi i qeverisë.

Next Post
Osmani: SHBA-ja është angazhuar me përkushtim për zgjidhje më të shpejtë me Sofjen, punojmë për datën 14-të, por gjithë dhjetori është mundësi për fillim të negociatave

Osmani: Edhe tetë qytetarë kërkojnë të evakuohen nga Ukraina

Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve

Qeveria miratoi masa kundër krizës për uljen e shpenzimeve në sektorin publik

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom