Forcat ukrainase të sigurisë thonë se kanë kthyer kontrollin mbi qytetin Çurhiev, në juglindje të Harkovit, njofton MIA.
Shtatmadhoria ukrainase në Fejsbuk njoftoi se armata e ka marrë qytetin nga ushtarët rusë dhe iu ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse gjatë betejës.
Autoritetet ukrainase gjithashtu thonë se në betejën për këtë qytet kanë humbur jetën dy komandantë rus të rreshtuar lartë, informon Bi-Bi-Si, duke shtuar se nuk mund ta konfirmojë të vërtetën e pohimit.
Çurnievi ka 31.000 banorë dhe është i rëndësishëm sepse gjendet 37 kilometra nga Harkovi, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë.