Rusia edhe sot vazhdon sulmin ndaj Ukrainës. Ajo sot më 25 shkurt, ka zgjeruar pushtimin në periferi të kryeqytetit Kiev pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë. Sipas shifrave të publikuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak, transmeton Portalb.mk.
10:11- Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen për bisedime urgjente mbi Rusinë
09:34 – Gjykata Ndërkombëtare Penale ka shprehur shqetësim për pushtimin rus
08:50 – Zelenskyi akuzon forcat ruse se po shënjestrojnë civilët
07:40 – Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev
Rusia pushtimin në Ukrainë e filloi dje më 24 shkurt. Shpërthime u dëgjuan herët të mërkurën pranë kryeqytetit ukrainas të Kievit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy tha se Rusia kishte kryer sulme në infrastrukturën ushtarake dhe mbi rojet kufitare në rajonin e Donbas. Ai e ka ftuar popullatën që ta mbështet ushtrinë e cila po lufton me forcat ruse.