• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Kovaçevski – Tiganj: Kroacia me mbështetje të perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut

February 10, 2022
in INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Kovaçevski – Tiganj: Kroacia me mbështetje të perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Nives Tiganj, ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë.

Në takim është shprehur mbështetje e qartë dhe e fuqishme për perspektivat evropiane të vendit. Është përcjellë përcaktimi se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç në NATO, duhet të integrohet edhe në  Bashkimin Evropian, sepse kjo ka rëndësi për tërë rajonin, por edhe për Unionin. Në këtë drejtim pritet sukses në gjetjen e zgjidhjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që do të mundësojë hapjen e procesit negociuese me BE-në.

“Vendosëm marrëdhënie për respektim reciprok dhe punojmë për zgjidhje të bazuara në  vlera evropiane. Nga të dyja palët varet  nëse energjia do të transformohet në dialog konstruktiv, por ekziston energji pozitive në bisedimet për mirëkuptim të ndërsjellë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai kumtoi se bashkë me Qeverinë është i fokusuar në çështjet kyçe për interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve, gjatë së cilave janë bërë arritje me rritje të pagës minimale prej 18.000 denarë dhe në pjesën e transfereve sociale, siç janë subvencionet për pagesën e energjisë elektrike.

Në takim janë shkëmbyer mendime për çështje përmes të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut mund të ketë përvoja të  vyeshme nga Republika e Kroacisë, të rëndësishme për procesin eurointegrues.

Gjithashtu është vlerësuar se ekziston miqësi e sinqertë mes dy shteteve, mes të cilave do të shënojë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, që marrëdhëniet dypalëshe janë avancuar dhe se në periudhën e ardhshme, vëmendje e veçantë do t’i përkushtohet rritjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik.

Next Post
Sipas misionit të planifikuar 39 qytetarë të Afganistanit nga Maqedonia e Veriut u larguan për Kanada

Sipas misionit të planifikuar 39 qytetarë të Afganistanit nga Maqedonia e Veriut u larguan për Kanada

Besimi: Prioritet është kthimi më i shpejtë drejt rritjes solide ekonomike, korrigjim i mundshëm i projeksioneve për këtë vit

Besimi: Rritja e pagës minimale është zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme që do të ndikojë në produktivitetin dhe konkurrencën

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom