• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Mariçiq: Punojmë në ndërtimin e besimit dhe ndryshimin e atmosferës me Bullgarinë

February 8, 2022
in LAJME, POLITIKË, RAJON
Mariçiç: Propozimi Portugez nuk vë në dyshim veçantinë e gjuhës maqedonase
Share on FacebookShare on Twitter

Grupet e punës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë masa për ndërtim të besimit dhe ndryshim të atmosferës, në kushte kur patëm elektrifikim të fortë viteve të fundit, veçanërisht me Bullgarinë, ku kishin zgjedhje, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në intervistë për “Top Tema” në televizionin Telma.

Ai shtoi se gjithë ajo atmosferë e deklaratave të ashpra dhe retorika e përhershme parazgjedhore duhet të qetësohet me disa tema, të cilat do të na tregojnë se marrëdhëniet tona nuk kufizohen vetëm në temat historike. “Nuk ikim nga çështjet e hapura. I dimë temat dhe bisedat e tyre. Gjithashtu idimë edhe pozitat. Pozitat tona janë udhëhequr nga deklarata e votuar në Kuvend dhe në bazë të asaj deklarate futemi në bisedat me Bullgarinë për të gjitha çështjet e hapura”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri tha se opinioni po informohet për të gjitha marrëveshjet e arritura me Bullgarinë, siç ishte ajo për notën diplomatike të dërguar te Kombet e Bashkuara. Mariçiq, mes tjerash, tha se procesi ynë i inkuadrimit në BE nuk mund të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore.

“Në krahasim me shtetet tjera deri tani, procesi nuk ka zgjatur më pak se 4 deri 5 vjet. Serbia dhe Mali i Zi tashmë 10 vite janë në procesin negociues dhe nuk po përfundohet. Ne vetëm kërkojmë menjëherë t’i fillojmë negociatat”, thotë Mariçiq.

Zëvendëskryeministri shton se metodologjia e re e nismës së Francës është miratuar dhe ajo jep garancione se ata që bëjnë përpjekje dhe punojnë në lidhje me reformat do të shkojnë përpara, ndërsa nëse ndalen do të kthehen prapa.

Burimi: MIA
Next Post
Mediat në SHBA: Në kufirin me Ukrainën, Rusia ka stacionuar rreth 70 për qind të armatës për invazion të vendit

Xhonson: Sanksionet janë gati nëse Rusia e sulmon Ukrainën

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Presidenti rus Vladimir Putin të ftohet në një samit me BE

Putin: Rusia do të bëjë gjithçka që të gjendet kompromis

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom