• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

KE me angazhim të përforcuar të ndihmojë zhbllokimin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, kërkoi Kovaçevski nga Fon der Lajeni

February 4, 2022
in INTEGRIME, LAJME
KE me angazhim të përforcuar të ndihmojë zhbllokimin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, kërkoi Kovaçevski nga Fon der Lajeni
Share on FacebookShare on Twitter

Në periudhën e ardhshme gjatë kryesimit të Francës me BE-në një ndër pritshmëritë kryesore është angazhimi i intensifikuar i Komisionit Evropian të ndihmojë në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë takimit sot në Bruksel me kryetaren e KE-së Ursula fon der Lajenin.

Kovaçevski e informoi Fon der Lajenin për rezultatet e agjendës intensive të dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke theksuar në të dyja takimet e punës edhe Shkupi edhe Sofja, u arrit një marrëveshje për të avancimin e bashkëpunimit dypalësh përmes duke krijuar pesë grupe pune.

Ai theksoi se nga puna e tyre priten rezultate konkrete që do të shndërrohen në një udhërrëfyes që do të përshpejtojë procesin e mbajtjes së Mbledhjes të parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në për të hapur kapitujt për anëtarësim në Union. Me rëndësi të madhe në atë proces është përfshirja e Komisionit Evropian dhe Kryesimi i Francës me BE-së për të mundësuar që zgjidhjet të jenë në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane, qëndron në kumtesë. Të dy bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se e një rëndësie të madhe është fillimi sa më i shpejtë i procesit të negocimit për Maqedoninë e Veriut për të ruajtur dinamikën e reformave. Kryetarja e KE-së me publikimin në Tuiter i dëshiroi mirëseardhje kryeministrit Kovaçevki.

“E inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë të zbatojë reformat dhe ta mbajë momentin pozitiv me Bullgarinë, në rrugën e saj drejt BE-së, ka shkruar Fon der Lajeni.

Në takimin, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Në takim u diskutua edhe për efektin e mbështetjes financiare të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, për projektet për hekurudhën me Republikën e Bullgarisë, për stacionin spastrues të ujërave të zeza në Shkup, për parkun e energjisë e erës dhe centralin diellor, si dhe për interkonektorin për lidhjen e gazit të Maqedonisë së Veriut me Serbinë.

Burimi: MIA
Next Post
BE-ja e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta nga Kovid-19, edhe 241 raste aktive në shtet, dje asnjë i vdekur

Aktive 12.324 raste, nga 1.045 të infektuarit e rinj, pothuajse tetë për qind janë riinfeksione

Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve

Këshilli ekonomi qeveritar do të debatojë për pagën minimale, negociatat vazhdojnë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom