– Në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot në hapësirat e Qendrës memoriale të holokaustit – Shkup, do të mbahet shënimi komemorativ i 27 janarit – Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit.
Nikoqire e ngjarjes do të jetë zëvendësministre e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, ndërsa do të flasin edhe ministri për diasporë i Shtetit të Izraelit, Nahman Shai, kryetarja e Kuvendit të Komunitetit hebraik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Radojka Helman-Denkovska, ambasadori i Greqisë në cilësinë e vendit-kryesues me IHRA, Rusos Konduros, zëvendës shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-së, Erik Mejer dhe koordinuesja e Komisionit evropian për luftë kundër antisemitizmit dhe avancimit të jetës hebraike, Katarina fon Shnurbein.
Pas fjalës së mysafirëve të lartë, siç kumtoi MPJ, pason panel diskutimi në temën “Republika e Maqedonisë së Veriut – anëtarja e 35-të e Aleancës ndërkombëtare për përkujtim të Holokaustit (IHRA): aktivitete dhe masa në luftën kundër ndrydhjen e holokaustit dhe antisemitizmit dhe rolin e IHRA-së në këto sfera”. Në ngjarje do të marrin pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të korit diplomatik, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe komunitetit akademik.