Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kolegu i tij bullgar Kiril Petkov realizuan takim tet-a-tet në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, në takim u theksua se dinamika me të cilën po realizohet mbledhja e përbashkët, si dhe fillimi i aktiviteteve të grupeve të punës e konfirmon angazhimin e dy kryeministrave për të vendosur bazat për avancimin e shpejtë të ardhshëm të marrëdhënieve reciproke.
Kryetarët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov u pajtuan se atmosfera e vullnetit të shprehur politik dhe frymës së sinqeritetit dhe transparencës që sundon në takimet e deritanishme, shpien drejt zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme për çështjet në interes të të dyja vendeve, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.