• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

MSH: Rritje e numrit të riinfektimeve me Kovid-19, rritet edhe përqindja e të infektuarve me omikron

January 11, 2022
in COVID-19, LAJME
MSH: Rritje e numrit të riinfektimeve me Kovid-19, rritet edhe përqindja e të infektuarve me omikron
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas analizave të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën prej një jave numri i personave pozitivë të testuar për SARS-CoV-2 është rritur për 51 për qind. Janë regjistruar persona të infektuar nga të gjitha grupmoshat, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Grupmoshat më të zakonshme janë 30-39 (27 për qind), 20-29 (24 për qind) dhe 40-49 (17 për qind). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 (2 për qind). Rritja më e madhe e pacientëve është në grupmoshën 20-29 vjeç si dhe në grupmoshën 30-39 vjeç.

Në periudhën njëjavore, pra nga data 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 riinfeksione, me rritje prej shtatë herë në krahasim me një javë më parë, sekuencimi i gjithsej 152 mostrave pozitive të SARS-CoV-2, dhe në 104 atyre (68 për qind) u zbulua lloji omikron. Lloji omikron është zbuluar në 12 qytete: Shkup – 48, Ohër – 27, Koçan – shtatë, Tetovë – gjashtë, Veles – pesë, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar nga dy dhe Vinicë, Negotinë, Manastir nga një të infektuar.

Sipas raporteve nga spitalet, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në të gjithë vendin janë të shtruar 351 persona, që është 41 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 156 janë në Shkup në KSIGJF, TBC dhe SPQ “8 shtator”.

Në spitalet tjera anembanë vendit ka pacientë të shtruar në Manastir, Shtip, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strugë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë. “Është rritur numri i kontrrolleve ditore në repartet infektive nëpër spitalet në vend, numri i kontrrolleve në ditë ndonjëherë nëpër spitalet e Shkupit kalon edhe 100 pacientë.

Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pasur kontakt me një rast pozitiv tre ditë para shfaqjes së simptomave/marrjes së rezultatit pozitiv, njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe u bëri thirrje qytetarëve që ndjejnë ndonjë simptomë që të bëjnë analizë dhe të izolohen për të parandaluar përhapjen e virusit.

Burimi: MIA
Next Post
Takim i presidentit Pendarovski me Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të Bashkësisë transportuese të EJL-së

Takim i presidentit Pendarovski me kolegun shqiptar Meta

Mundësitë investuese të Maqedonisë prezantohen në EBE

Bekteshi: BEG ka obligim ligjor të sigurojë ngrohje qendrore, nëse nuk e bën këtë do ta humbas licencën

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom