• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Barsak: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE

January 5, 2022
in LAJME, POLITIKË, RAJON
Prezantim i rezultateve nga zbatimi i strategjisë EJL 2020 dhe Barometri ballkanik 2018
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elizabet Barsak tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Në intervistë dje, për Euronjuz Shqipëri, Barsak e pranoi se dëshira për ndarjen e të dy vendeve erdhi nga zhgënjimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Lidhur me këtë çështje, unë besoj se duhet të kapërcejmë idenë se këto dy kombe mund të ndahen. E di që shumë thonë se këto dy vende u trajtuan si një dhe për shkak se gjërat nuk po shkojnë aq mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, atëherë ato duhet të ndahen. Kjo duhet të kapërcehet dhe ne duhet të bëjmë më të mirën në mënyrë që dy konferencat ndërqeveritare të mund të mbahen në të njëjtën kohë,” tha Barsak.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të fundit drejtuar kombit në 2021, më 31 dhjetor, tha se do të përpiqet të ndajë rrugën e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse Bullgaria këmbëngul në veton e saj. Diplomatët dhe politikanët evropianë, megjithatë, janë shprehur vazhdimisht kundër këtij propozimi.

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësuan zyrtarisht të gjitha kërkesat, në qershor të vitit të kaluar, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së nuk arriti një marrëveshje për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE-në, për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Burimi: MIA
Next Post
Babanovski: Për shërbimet sekrete të huaja, Maqedonia është djath zviceran

Babanovski: Për shërbimet sekrete të huaja, Maqedonia është djath zviceran

Në repartet infektive të vendit trajtohen 1197 pacientë me Kovid-19

Në vend lloji omikron zbulohet tek nëntë pacientgë, aktivë 5.667 raste të KOVID-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom