• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Qeveria formoi grup punues për bartjen e të vdekurve nga fatkeqësia e komunikacionit në Bullgari

November 26, 2021
in LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në mbledhjen e djeshme të rregullt, të 121-të, e shqyrtoi informatën për planin e bartjes së personave të lënduar dhe të trupave të të vdekurve në fatkeqësinë e autobusit në Bullgari, për çka është formuar grup punues i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa në të cilin bëjnë pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informuan nga Shërbimi qeveritar për shtyp.

“Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë të sigurojë automjete adekuate ambulancore për personat e lënduar dhe tërësisht t’i mbulojë nevojat financiare për transportin e tyre në vend, si dhe të sigurojë kujdes adekuat shëndetësor, pa dallim nëse personat e lënduar janë të siguruar në Fondin për sigurim shëndetësor ose jo”, thonë nga Qeveria.

Krahas kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme është e angazhuar të kryejë zgjedhje të ndërmarrjes adekuate transportuese dhe në tërësi të realizohet transporti dinjitoz i mbetjeve mortore të të vdekurve nga Bullgaria në vendin tonë, ndërsa mjetet për transportin dhe varrimin në tërësi do t’i mbulojë Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë.

Njëherit, nga Qeveria theksuan se Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar të sigurojë kalim të papengueshëm me shoqërim policor nga kufiri me Bullgarinë deri në destinacionet e fundit.

Burim: MIA
Next Post
Takim i prokurores Ruskovska me ambasadorin e BE-së Gir

Takim i prokurores Ruskovska me ambasadorin e BE-së Gir

Shqipëria e ratifikoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare

Shqipëria e ratifikoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom