• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Alternativa nesër në mbrëmje do të dalë me qëndrim nëse do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

November 25, 2021
in LAJME, POLITIKË
Alternativa nesër në mbrëmje do të dalë me qëndrim nëse do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar
Share on FacebookShare on Twitter

Partia opozitare “Alternativa” ka caktuar seancën e Kryesisë Qendrore për nesër në ora 18, e cila është shtyrë për shkak të tri ditëve zie dhe aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 pasagjerë.

Anëtari dhe deputeti “Alternativës” Skender Rexhepi deklaroi për MIA-n se nesër në mbrëmje anëtarët e Kryesisë Qendrore duhet t’i japin orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendosë nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo mbeten pjesë e bllokut opozitar.

“Besoj se në një dialog do të përballemi me të gjitha argumentet “për” dhe “kundër” dhe se do të merret një vendim i duhur”, thotë Rexhepi. Qëndrimi i tij është, siç tha ai, nëse “Alternativa” vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, kusht duhet të jetë prioriteti i programit të partisë para pozitave të pushtetit.

Kryetari i partisë, Afrim Gashi, javën e kaluar ka takuar kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, ku është zyrtarizuar propozimi që “Alternativa” të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, i cili do të rrisë edhe shumicën në Kuvend me katër deputetë. Nënshkrues të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë ishin edhe deputetët e “Alternativës”, por pasi në seancë nuk erdhi Kastriot Rexhepi nga partia opozitare Lëvizja Besa, kjo tentativë e partive opozitare dështoi.

Tani Zoran Zaev po tenton të rrisë shumicën në Kuvend që në vend të 61 deputetëve të jenë 65. Kjo do të mundësonte forcimin e pozitave të mazhorancës dhe Qeveri të qëndrueshme.

Burim: MIA
Next Post
OBSH-ja e shpalli analizën e parë gjithëpërfshirëse mbi mbrojtjen financiare në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut

OBSH-ja e shpalli analizën e parë gjithëpërfshirëse mbi mbrojtjen financiare në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut

Spasovski: Qeveria ka formuar ekip për organizimin e transportit të viktimave nga aksidenti me autobus nga Bullgaria

Spasovski: Qeveria ka formuar ekip për organizimin e transportit të viktimave nga aksidenti me autobus nga Bullgaria

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom