• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Borel: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë deri në fund të vitit

November 16, 2021
in DEKLARATA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Borel: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë deri në fund të vitit
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borel sot në mëngjes u takua me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani. Borel në konferencë për shtyp sot përsëriti se fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën është kyç për kredibilitetin e BE-së, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Kjo ishte temë bisedimi edhe mes ministrave të jashtëm të BE-së në takimin e rregullt me të cilin kryesoi sot Borel.

“Dëshirojmë që konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mbahet sa më parë, me shpresë se kjo do të jetë gjatë këtij kryesimi me BE-në, deri në fund të këtij viti sepse nëse nuk e bëjmë këtë, do të ketë pasoja negative ndaj kredibilitetit të BE-së në tërë rajonin”, deklaroi Borel në fjalimin e tij hyrës pas takimit ministror për punë të jashtme të BE-së sot.

Ministrat gjithashtu biseduan si t’i përfshijnë vendet e rajonit në takimet ministrore të BE-së për politikë të jashtme.

“Na nevojiten vepra konkrete dhe dëshirojmë t’i involvojmë në diskutimet tona për politikë të jashtme, t’i bashkangjiten proceseve të Këshillit për Punë të Jashtme”, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme.

Qëllimi i kësaj mase është vendet e rajonit të jenë prej së afërmi të njoftuara me politikën e jashtme të BE-së, në mënyrë që ta miratojnë. Për përkujtim, harmonizimi i vendeve kandidate me politikën e jashtme të BE-së është një nga kushtet për harmonizim. Maqedonia e Veriut është harmonizuar për 95 për qind. Serbia shënon rezultat më të keq.

“Që të mund ta shtyjmë harmonizimin, duhet të bëjmë hapësirë për mirëkuptim të përbashkët dhe ndarje të analizave, ata nuk duhet verbërisht të harmonizohen, duhet të kenë informata për diskutimet tona për politikë të jashtme dhe të bashkëpunojnë me ne prej së afërmi, të marrin pjesë në bisedat në Këshillin për punë të jashtme në mënyrë që ta kuptojnë pikëpamjen tonë për botën”, tha Borel. Në pyetjen e MIA-s nëse e ndan mendimin se është e mundur një luftë e re në Ballkan, Borel u përgjigj se “nuk duhet ndjellë kob”.

“Situata në Bosnjë e Hercegovinë është mjaft jostabile, disa liderë përdorin retorikë separatiste dhe nacionaliste. Bosnja dhe Hercegovina duhet të mbetet e bashkuar, ai është një shtet i vetëm, dhe çdo tentim për ndarje dhe krijim të entiteteve të reja do të jetë burim i problemeve dhe trazirave dhe duhet të evitohet që të mos arrihet tek ajo që po thoni (lufta, v.j.), duhet të pritet në rrënjë”, u përgjigj shefi i diplomacisë evropiane.

Ai shtoi se shpreson se deri në fund të këtij viti, gjithashtu do të mund të mbahet raund i ri i negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, ku tensionet gjithashtu janë të larta. Borel kumtoi se u ka dërguar ftesa të dyja vendeve.

Burim: MIA
Next Post
Mariçiç: Propozimi Portugez nuk vë në dyshim veçantinë e gjuhës maqedonase

Mariçiq: Nuk mund të jem indiferent për dënimin me kusht për aksidentin në Ohër në të cilin jetën e humbën dy djem

Zaev: Koalicioni qeveritar i qëndrueshëm, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Zaev: Gashi le të zgjedh ditë kur dëshiron të takohemi

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom