• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Rexhepi e pranoi propozimin e Micevskit

November 10, 2021
in LAJME, POLITIKË
Rexhepi e pranoi propozimin e Micevskit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e ngushtë e Alternativës e vazhdoi debatin rreth mbështetjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë, ku u vendos që të gjithë deputetët e kësaj partie të votojnë njëzëri për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Partitë opozitare shqiptare dhe maqedonase, të mbështetur edhe nga Lëvizja Besa, kanë dorëzuar mocionin e votëbesimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Por, së fundmi pjesë e debatit për rrëzimin e Qeverisë ishte edhe (pa)mundësia e deputetit të Alternativës, Zejd Rexhepi, për të rrëzuar Qeverinë LSDM-BDI së bashku me dy deputetët e Levicës.

Megjithatë, ai sqaroi që vendimi i kryesisë së ngushtë të partisë do të merret sot, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Në një deklaratë për Sitel, Rexhepi ka sqaruar që do të dorëzohet propozim i ri me 61 deputetë për rrëzimin e Qeverisë, listë ku pretendohet të mos jetë edhe Levica. Ky ishte propozim i paraqitur nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski.

Partia opozitare Alternativa përmes zëdhënësit Orhan Murtezani dje ka bërë të ditur që në partinë e tyre janë duke u zhvilluar takime të Kryesisë së ngushtë, ku u vendos që çdo vendim që do të merret do të respektohet nga të gjithë deputetët.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse. Kërkesa u dorëzua nga ana e VMRO  – DPMNE-së, pasi Zaev nuk dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar në Kuvend në afatin që i vendosi si ultimatum partia opozitare.

Paraprakisht, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi (Zejdi), i cili ditëve të fundit përflitej në media se nuk do të nënshkruaj për rrëzimin e Qeverisë, më në fund ka folur publikisht duke konfirmuar informatat se nuk do të pranojë që nënshkrimi i tij të jetë në listë me partinë e “E majta”.

Burim: Portalb
Next Post
ANALIZË: A do të ketë huamarrje të re – arka e buxhetit të RMV-së riplanifikohet! (infografik)

Analizë e IFIMES: Shqiptarët në RMV ia dorëzojnë shtetin Rusisë?

Kryeministri Zaev ishte nikoqir i vizitës historike të Kryeministrit holandez Mark Rute

Kryeministri Zaev ishte nikoqir i vizitës historike të Kryeministrit holandez Mark Rute

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom