• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVILi përmes numrave në ditën e zgjedhjeve: 300 vëzhgues të lëvizshëm, 5 edicione të “Raportit zgjedhor”, 2 linja telefonike për raportimin e parregullsive, 30 persona në 4 ekipe në selinë dhe qendrën e shtypit

October 30, 2021
in AKSION, BALLINA, MONITORIM, Shoqëri, ZGJEDHJE
Nga sot, CIVILi me “Raport zgjedhor”, së paku tre herë në javë
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi në ditën e zgjedhjeve në rrethin e dytë zgjedhor, të dielën e 31 tetorit, njoftoi transmetimin e drejtpërdrejtë të programit, me pesë edicione të Raportit Zgjedhor gjatë ditës në ora 10, 12, 15, 17 dhe 19:01 (menjëherë pas mbylljes së Edicioni i orës 17 parashikon përfshirjen e disa prej vëzhguesve afatgjatë të zgjedhjeve nga terreni.

Në konferencën e parë për media të CIVIL-it, në ora 10 do të publikohet raporti nga monitorimi i heshtjes zgjedhore në vend.

Të gjitha konferencat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt, në faqen e Facebook dhe në kanalin CIVIL-it në YouTube.

Nëse ka nevojë, ose me kërkesë të mediave, transmetime të jashtëzakonshme të drejtpërdrejta do të zhvillohen nga studio e shtypit  e CIVILit.

CIVILi do të jetë prezent në terren me gati treqind vëzhgues mobil dhe gjatë gjithë ditës, duke filluar nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë, do të hapen zyrat me 30 persona që punojnë në katër ekipe: koordinimi i monitorimit, pranimi dhe përpunimi i raporteve të vëzhguesve, analitika, dhe marrëdhëniet me publikun. Qendra për shtyp e CIVIL-it ndodhet në Qendrën e Biznesit “Paloma Bianca” dhe do të fillojë punën në ora 09:00, me përgatitjen e konferencës së parë për shtyp në ora 10:00.

Parregullsitë zgjedhore si presionet, ryshfeti, keqpërdorimet, problemet me Listën zgjedhore, shkelja e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht çdo gjë që qytetarët mendojnë se nuk është në përputhje me kuptimin e tyre për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, mund t’i raportojnë në CIVIL.

Paraqitjet mund të dorëzohen në ueb-faqen slobodniizbori.info/zgjedhjetëlira.info ose në aplikacionin qytetar i cili gjendet lehtësisht duke klikuar në banerin Stop për lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes në portalin e internetit civilmedia.mk.

Parregullsitë mund të raportohen edhe me e-mail (monitoring.civil@gmail.com), me mesazh në faqen e CIVIL-it në Facebook ose në dy linjat telefonike: 02/5209 176 (e diel, nga ora 07:00) dhe 070 699 580 ( Të shtunën, 30 tetor, nga ora 12:30).

Informacionet e dërguara në CIVIL duhet të jenë të sakta dhe të besueshme, me të gjitha të dhënat e nevojshme. Fotografitë dhe regjistrimet audio/video të marra në mënyrë të paligjshme, nuk pranohen.

 

Ekipi monitorues i CIVIL-it

 

Next Post
Tensionuese në Koçan, redaktor i një portali kërcënohet me vrasje

Tensionuese në Koçan, redaktor i një portali kërcënohet me vrasje

Shkelje e privatësisë së votimit

Shkelje e privatësisë së votimit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom