• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Presidenti Pendarovski për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

Presidenti Stevo Pendarovski që sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë pas pjesëmarrjes në Forumin ndërkombëtar në kujtim të Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “REMEMBER – REACT” (Mbaje mend – Reago).

October 13, 2021
in LAJME, POLITIKË
Pendarovski u konsultua me ekspertë juridikë rreth Ligjit për regjistrim
Share on FacebookShare on Twitter

Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, sot në Malme do të drejtohet në Forumin ndërkombëtar në kujtim të Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “REMEMBER – REACT” në sesionin “Ruajtja e dëshmive dhe zhvillimi i arsimit për të ardhmen”.

Në margjinat e forumit, presidenti Pendarovski do të realizojë takime me kryetarin e Kongresit botëror hebraik, Ronald Lauder, me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe me ministrin shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot.

Në Malme presidenti Pendarovski do ta vizitojë kishën ortodokse maqedonase “Shën Naumi i Ohrit” ku do të realizojë takim me shoqatat e mërgimtarëve të Maqedonisë nga qyteti. Nesër në Malme, presidenti Pendarovski do të realizojë takim me kryeministrin e Mbretërisë së Suedisë, Stefan Lofven ndërsa në Geteburg do të realizojë takim me përfaqësues të Aleancës maqedonase në Suedi.

Të premten në Stokholm, presidenti Pendarovski do të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit të Suedisë (Riksdag), Andreas Norlen, me një pjesë të anëtarëve të komisionit të Punëve të Jashtme, të komisionit për Çështje Evropiane, kryetarin e grupit për miqësi të Parlamentit të Suedisë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin dhe anëtarët e Grupit drejtues për bashkëpunim për zhvillim demokratik me Maqedoninë e Veriut.

Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, An Linde dhe me përfaqësues të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA). Gjatë vizitës së punës, në Stokholm presidenti Pendarovski do ta vizitojë Fondacionin e Nobelit dhe do të realizojë takim me përfaqësues të fondacioneve dhe institucioneve politike.

Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me diplomatin suedez Karl Bild.

Burim: MIA
Next Post
Zaev: Mbetemi të përkushtuar në reformat evropiane, pa dallim që BE-ja dërgoi sinjal të keq

Zaev beson në zgjidhje me Sofjen: Me bullgarët thirremi vëllezër, ndërsa vëllezërit nuk bllokojnë njëri – tjetrin

Monitoruesit e KE-së të hënën mbërrijnë në Shkup

KE-ja nuk përzihet në dhënien e pasaportave bullgare për maqedonasit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom