Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, sot në Malme do të drejtohet në Forumin ndërkombëtar në kujtim të Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “REMEMBER – REACT” në sesionin “Ruajtja e dëshmive dhe zhvillimi i arsimit për të ardhmen”.
Në margjinat e forumit, presidenti Pendarovski do të realizojë takime me kryetarin e Kongresit botëror hebraik, Ronald Lauder, me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe me ministrin shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot.
Në Malme presidenti Pendarovski do ta vizitojë kishën ortodokse maqedonase “Shën Naumi i Ohrit” ku do të realizojë takim me shoqatat e mërgimtarëve të Maqedonisë nga qyteti. Nesër në Malme, presidenti Pendarovski do të realizojë takim me kryeministrin e Mbretërisë së Suedisë, Stefan Lofven ndërsa në Geteburg do të realizojë takim me përfaqësues të Aleancës maqedonase në Suedi.
Të premten në Stokholm, presidenti Pendarovski do të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit të Suedisë (Riksdag), Andreas Norlen, me një pjesë të anëtarëve të komisionit të Punëve të Jashtme, të komisionit për Çështje Evropiane, kryetarin e grupit për miqësi të Parlamentit të Suedisë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin dhe anëtarët e Grupit drejtues për bashkëpunim për zhvillim demokratik me Maqedoninë e Veriut.
Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, An Linde dhe me përfaqësues të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA). Gjatë vizitës së punës, në Stokholm presidenti Pendarovski do ta vizitojë Fondacionin e Nobelit dhe do të realizojë takim me përfaqësues të fondacioneve dhe institucioneve politike.
Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me diplomatin suedez Karl Bild.