• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Hulumtim: Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vendin e parë, ndërsa Kuvendi në vendin e tretë në rajon sipas Indeksit të transparencës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është renditur e para në rajon sipas Indeksit të transparencës së ansambleve dhe pushteteve lokale dhe realizon 83.43 për qind të kritereve të vendosura për llogaridhënie, ndërsa nga parlamentet, Kuvendi është në vendin e tretë me plotësim prej 68.15 për qind nga kriteret e vendosura.

October 7, 2021
in LAJME, POLITIKË
Hulumtim: Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vendin e parë, ndërsa Kuvendi në vendin e tretë në rajon sipas Indeksit të transparencës
Share on FacebookShare on Twitter

Hulumtimi me mbështetje nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile dhe Fondacion kombëtar për demokraci, e zbatoi Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i Organizatës civile Llogaridhënie, teknologji dhe rrjet të transparencës institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE).

Vlerësimi ka të bëjë me situatën e qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të pushteteve qendrore të katër shteteve nga Ballkani Perëndimor –Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Siç kumtoi Fondacioni Metamorfozis, vlerësimi është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e Hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Perspektiva rajonale shërben si referencë për mënyrën sesi vendet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit që i çon ata drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimit në BE.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet, plotëson 68.15 përqind të treguesve të hapjes dhe renditet i treti në rajon (në vendin e parë mbetet Kuvendi i Malit të Zi me 77.89 përqind, i ndjekur nga Kuvendi i Sllovenisë me 72, 31 përqindja e përmbushjes së treguesve të hapjes). Si organ që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët dhe i përgjigjet qytetarëve, Kuvendi, theksohet, duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar transparencë të plotë, gjegjësisht transparencë.

Puna e pasurimit me rekomandime praktike për atë si pushteti ekzekutiv dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund ta përmirësojnë respektimin e tyre të parimeve të qeverisjes së mirë në të ardhmen. Rekomandimet do të kumtohen deri tek nëpunësit e lartë shtetërorë në të gjitha institucionet monitoruese përmes takimeve, si dhe deri tek opinioni më i gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtja e ngjarjeve publike.

Hulumtimi, përsëritet në nivel vjetor dhe mundëson që të krahasohet shkalla deri tek i cili do të veprohet sipas këtyre rekomandimeve. Ky vlerësim është i qasshëm në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze në ueb faqen e Metamorfozis. Hulumtimi zbatohet si pjesë e aktiviteteve të Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje civile.

Burim: MIA
Next Post
Angelovska-Bezoska: Faktorët kryesorë mundësojnë një politikë të dobët monetare tani për tani

Angellovska – Bezhoska: AKtiviteti ekonomik nël gjysmëvjetorin e parë në linjën e projeksioneve të Bankës Popullore

Zaev: Nëse deklaratat e BE-së nuk shndërrohen në vepra do të bëhet dëm i parikuperushëm mbi idenë e madhe evropiane

Shkupi me optimizëm pas takimeve në Bërdo, KE-ja me qëndrim se anëtaret nuk guxojnë të përzihen në punët e brendshme të vendeve tjera

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom