Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në një takim të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, komisarin për Zgjerim të BE -së Oliver Varhei, kryeministrin slloven Janez Jansa dhe presidentin bullgar Rumen Radev përpara samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Bërdo pranë Kranj.
Siç njofton Shërbimi për shtyp i Qeverisë, rëndësia e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor u theksua në takim dhe u mirëprit që për Brukselin zgjerimi i Unionit me vendet e rajonit mbetet një prioritet strategjik, i cili pritet të vihet në dukje në deklaratën e sotme të Samitit.
Nga Qeveria informuan se Zaevi sot do të ketë takim të përbashkët pune me Radevin, presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Kryeministri do të ketë një takim special dypalësh me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zhosep Borrell.
Në margjinat e Samitit, kryeministri Zaev do të ketë takime dypalëshe me homologët e tij nga Estonia dhe Irlanda, Kaja Kallas dhe Majkëll Marti. Kryeministri Zaev e kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Samitin në Bërdo pranë Kranjit, në të cilin, siç raporton korrespondenti i MIA-s është edhe zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.