• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Osmani kërkon mbështetje nga Gjermania për zgjidhje me Bullgarinë dhe fillim të negociatave me BE-në

October 5, 2021
in DEKLARATA, LAJME, POLITIKË
Osmani për “Politika”: Në rajon kemi histori të kryqëzuara, interesa dhe të ardhme dhe duhet të bashkëpunojmë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot po qëndron për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë ku u takua me nikoqirin e tij, ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas dhe ministrin e Shtetit për Evropën, Mihael Rot.

Siç informon MPJ, në fokus të bisedimeve në takimin midis Osmanit dhe Masit ishin përgatitjet para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës, tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë dhe situatat e fundit politike në vendin tonë.

“Është fakt se Berlini është prijësi më i fuqishëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të të gjithë rajonit. Kemi Samit të rëndësishëm përpara nesh dhe mbështetja e partnerëve si Gjermania është e domosdoshme, para së gjithash edhe për kapërcimin e dallimeve me Bullgarinë në mënyrë që të zhbllokohet procesi, por edhe për rikthimin e kredibilitetit të BE-së në rajon duke u përballur në këtë mënyrë me skepticizmin në BE”, theksoi Osmani.

Takimi me ministrin e Shtetit për Evropën, Rot, siç njofton MPJ u shfrytëzua për riafirmimin e pozicionit gjerman lidhur me dosjen tonë evropiane, për çështjet aktuale rajonale, por edhe për diskutimin e hapave të ardhshëm dhe reformat e nevojshme për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së.

“Ballkani gjeografikisht nuk është në periferi të Evropës, prandaj nuk guxon të jetë as në periferinë e vëmendjes politike. Diplomacia jonë është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe realizimin e vizionit për një të ardhme të parashikueshme evropiane”, tha Osmani.

 

Burim:MIA
Next Post
Takim i presidentit Pendarovski me Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të Bashkësisë transportuese të EJL-së

Pendarovski në vizitë zyrtare në Greqi – e para e nivelit më të lartë në mes dy shteteve

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë heqjen e vizave dhe liri të plotë të lëvizjes

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë heqjen e vizave dhe liri të plotë të lëvizjes

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom