Kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen sot në Tiranë, në konferencën e përbashkët për media me nikoqirin e saj, kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se jep mbështetje të plotë për fillimin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Jap mbështetje të plotë për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë që është e mundur. Ne biseduam për këtë në të kaluarën, punojmë në këtë. Dy vendet i përmbushën detyrat e tyre dhe tani ne jemi ata që duhet ta realizojmë pjesën tonë. Unë jam e vendosur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut t’i hapin bisedimet sa më shpejtë që është e mundur. Shumë pres mbledhja e ndërqeveritare të jetë deri në fund të këtij viti”, tha ajo.
Rama, në stilin e tij të njohur tha se “më nuk do të përgatiten për dasmë, sepse ajo tani është në duart e krushqve”.
“Shumë herë deri më tani ishim të gatshëm për dasmë, por krushqit nuk erdhën, tani ne nuk përgatitemi për dasma, por për deklarata dashurie, sepse dasmat janë në duart e krushqve. Ne tani e bëjmë punën tonë jo se kërkojnë nga Brukseli, Parisi ose Evropa e bashkuar. Vazhdojmë ta shfrytëzojmë njohurinë dhe përvojën e BE-së që të modernizohen institucionet tona për fëmijët tanë. Pastaj, nëse konferencat dhe kapitujt do të hapen ose jo, kjo është çështje e BE-së, jo e Komisionit, por e një anëtari të familjes evropiane i cili me inat sillet ndaj tjetrit, ndërsa tjetrin e mban peng. Kemi aq shumë punë të tjera që duhet t’i bëjmë që nuk duhet ta humbim fokusin, durimin ose qetësinë, por duhet të ecim para”, tha Rama.
Fon der Lajen foli edhe për ndihmën që BE-ja ua jep vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash, në përballjen me pandeminë dhe për përforcimin e ekonomisë, ndërsa u përqendrua edhe në Procesin e Berlinit, duke vlerësuar se “sa më i shpejtë të jetë Procesi i Berlinit, aq më i shpejtë është integrimi në BE”.
Fon der Lajen në kuadër të qëndrimit në Shqipëri më së pari u takua me kryeministrin Edi Rama, pastaj me shefin e shtetit Ilir Meta, ndërsa mori pjesë edhe në lëshimin në funksion të shkollave të rikonstruuara dhe kopshtit në Krujë, të goditura nga tërmeti katastrofal, të rinovuara me para evropiane.
Pas takimit me Fon der Lajen prononcim në Fejsbuk kishte presidenti Ilir Meta.
“Kënaqësi të takohesha sot me Presidenten e KE-së, Ursula von der Lejen. Kemi besim tek Bashkimi Evropian dhe mbështetja e Komisionit për përparimin e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet nesh. Me këtë synim, intensifikimi i përpjekjeve të dyanshme ndaj sfidave të brendshme dhe të jashtme është kyç i suksesit të përbashkët”, shkroi Meta në Fejsbuk.