• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MONITORIM REGJISTRIM

CIVILi për regjistrimin: Dënim i politizimit, thirrje për pjesëmarrje dhe mbështetje të procesit

September 5, 2021
in AKSION, REGJISTRIM, Shoqëri
CIVILi për regjistrimin: Dënim i politizimit, thirrje për pjesëmarrje dhe mbështetje të procesit
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri ka monitoruar procesin e kryerjes së regjistrimit që nga dita kur filloi procedura për mirëmbajtjen e tij, gjegjësisht, përgatitjet për Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, të miratuar në janar 2021.

Në ditën e fillimit të regjistrimit, 5 shtator 2021, CIVILi shpall qëndrimin, vlerësimet dhe rekomandimet e Organizatës për qytetarët, publikun, institucionet dhe të gjithë të tjerët.

Më në fund, pas gati dy dekadash, do të bëhet regjistrim që nuk ka dimension politik, por është një operacion statistikor i nevojshëm për njerëzit, institucionet, biznesin dhe shoqërinë në tërësi. CIVILi  vlerëson lartë punën e institucioneve, para së gjithash, Entit Shtetëror të Statistikave dhe konsideron se institucionet janë gati, procesi është i organizuar mirë dhe është në përputhje me masat për mbrojtje nga KOVID-19.

CIVILi dënon fuqishëm politizimin e operacionit statistikor Regjistrimi 2021, dhe u uron punë të suksesshme regjistruesve që do të fillojnë punën në terren nga sot, 5 shtator.

Thirrjet për bojkotim janë vepër penale. Strukturat që bëjnë thirrje për bojkotim të regjistrimit kanë për qëllim përfitimi politik në kurriz të interesit publik. CIVILi i bën thirrje publikut të refuzojë dhe dënojë një veprim të tillë të pamatur politik.

Partitë politike, pa përjashtim, duhet ta mbështesin regjistrimin përmes thirrjeve publike dhe komunikimit me anëtarësinë e tyre.

CIVILi u bën thirrje mediave dhe shoqërisë civile të ndihmojnë në realizimin e këtij operacioni të rëndësishëm statistikor, me thirrje publike dhe raportim korrekt.

Nga regjistruesit  kërkohet të respektojnë rreptësisht protokollet shëndetësore, siç janë standardet e regjistrimit profesional.

Pjesëmarrja e qytetarëve është detyrim qytetar, i rregulluar me ligj.

CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të përmbushin detyrimin e tyre dhe të marrin pjesë në këtë operacion statistikor.

Qytetarët mund të raportojnë veprime dhe parregullsi të paligjshme gjatë regjistrimit edhe në CIVIL.

 


Kontakte: 02/5209176 (ditëve të punës, nga ora 9 deri 17), www.facebook.com/civil.mk, civil@civil.org.mk

Next Post
CIVILi shpreh ngushëllime për viktimat nga zjarri në Tetovë: Asnjëherë nuk është koha për urrejtje, çdo herë është koha për njerëzi

CIVILi shpreh ngushëllime për viktimat nga zjarri në Tetovë: Asnjëherë nuk është koha për urrejtje, çdo herë është koha për njerëzi

Dita e fundit për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale më 17 tetor

Dita e fundit për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale më 17 tetor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom