• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MULTIKULTURË

Behadini: Dallimet vetëm na bëjnë më të bukur!

September 1, 2021
in BALLINA, LAJME, MULTIKULTURË
Behadini: Dallimet vetëm na bëjnë më të bukur!
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivistja Rita Behadini me mesazh për Nismën e CIVILit “Bëje dallimin, respektoji dallimet”.

Ne jetojmë në një shoqëri ku, nëse unë jam shqiptar/e, njërin fqinj e kam maqedonas, tjetrin turk, tjetrin e kam të një etnie tjetër, të gjithë e flasim më tepër se tre gjuhë, të gjithë e njohim kulturën e njëri tjetrit, festojmë festat e njëri tjetrit. Andaj, kjo patjetër se është një pasuri.

Dallimet na bëjnë vetëm më të bukur. Të gjithë ne jemi njerëz, po, të ndryshëm nga njëri tjetri, por kjo nuk e bën asnjërin më të rëndësishëm sesa tjetri. Shkathtësitë dhe aftësitë tona nuk duhet të varen nga ajo nëse je grua apo burrë, nëse besojmë në një Zot apo më tepër zotëra, vetëm atëherë kur do ta respektojmë njëri tjetrin, do ti respektojmë dallimet, do të mund të krijojmë një shoqëri të shëndoshë, për vete, por edhe për pasardhësit tonë. Thuhet që liria jote përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit, dhe kështu gjithmonë duhet të jetë.

Mendoj se më e rëndësishmja për ne, është se i kemi tejkaluar barrierat e gjuhës. Nëse në një kohë të kaluar nuk kanë mundur të merren vesh me njëri tjetrin, kanë pasur probleme të gjuhës – jo, ti duhet ta flasësh gjuhën time, jo , ti duhet ta flasësh timen, ne sot, si të rinj, i kemi tejkaluar këto barriera, i flasim gjuhët e njëri tjetrit, e kuptojmë njëri tjetrin dhe e respektojmë gjuhën e njëri tjetrit.

Unë personalisht merrem me të drejtat e grave, luftoj për të drejtat e grave, sepse konstatoj se të drejtat e mia shkelen. Dhe besoj se edhe shumë të tjerëve u shkelen të drejtat, andaj, ky projekt është një mundësi për mua që t’u dal krah edhe atyre dhe t’u tregoj se nuk janë vetëm, dhe se duhet të respektohet çdo lloj dallimi. Duhet të bëjmë dallimin, dhe ti respektojmë dallimet!

Dijana Tahiri

Kamera: Igor Çadinovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Fotografia: Biljana Jordanovska

Next Post
Poshka: Dallimet janë thesar!

Poshka: Dallimet janë thesar!

Hodai: Dallimet janë vlerë e shtuar!

Hodai: Dallimet janë vlerë e shtuar!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom