Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbrëmë në orën 20 deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i ka dorëzuar të dhënat e qytetarëve përfshirë edhe shenjat e gishtërinjve, bëri të ditur në profilin e tij në Fejsbuk, numri një i policisë, Oliver Spasovski.
Ai në postimin thekson se kjo ministri e respekton dorëzimin e këtyre të dhënave deri në KSHZ, në afatin ligjor prej 48 orësh pas shpalljes së zgjedhjeve lokale të paraparë në Kodin zgjedhor.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten e ka nënshkruar Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave, Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit që do të mbahen më 17 tetor konform kornizës ligjore dhe afateve të përcaktuara sipas Kodit zgjedhor