Lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev kumtoi se ka dakorduar bashkëpunim për zgjedhjet lokale me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi.
Në profilin e tij në Fejsbuk, Zaev ka shkruar se LSDM-ja dhe PDSH-ja do të bashkëpunojnë dhe do të mbështesin reciprokisht njëri-tjetrin në disa komuna.
“Me qëllim që qytetarëve t’u sigurojnë kryetarë komunash dhe këshilltarë më të mirë, të cilëve shërbimi i popullit u është synim dhe përcaktim kryesor. Në disa komuna do të realizojmë bashkëpunimin në raundin e parë, dhe në komunat e tjera në raundin e dytë. LSDM vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionin më të madh dhe më të mirë për zgjedhjet lokale në tetor”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.