• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev: Nuk jemi kundër përkatësisë etnike në letërnjoftime, por BE-ja thotë se kjo nuk është praktikë evropiane

July 27, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev: Evropeizimi i shoqërisë dhe anëtarësimi në BE nuk kanë alternativë, pa marrë parasysh zhgënjimit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev thotë se ai dhe partia e tij edhe më tej besojnë se është në rregull të jepet mundësi për vendosjen e grafës për përkatësi etnike në letër njoftime, por se kjo nuk mund të rregullohet me ligj, para së gjithash, siç theksoi, për shkak të indikacioneve nga Bashkimi Evropian se kjo nuk është praktikë evropiane.

“Ne i kemi dhënë mbështetje grafës etnike në letërnjoftimet që nga faza e ndryshimeve kushtetuese. Ne e kemi shprehur qartë qëndrimin tonë se nuk kemi asnjë problem me këtë çështje, por Evropa e ka bërë të qartë se etnia në letërnjoftimet nuk është një praktikë evropiane dhe ne duhet të respektojmë praktikat evropiane. Jo vetëm kaq, por ata njoftuan se në gusht do të ketë një rregullore të veçantë për këtë”, deklaroi sot Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas inaugurimit të kopshtit për fëmijë në Stajkovc.

Ai shtoi se sot dëshiron edhe një herë të shprehë publikisht mbështetjen e tij për BESA si një propozues dhe se ai qëndron pas saj, por theksoi se është padyshim e pamundur të gjesh një zgjidhje në Kuvend.

“Deri më tani, ka 12 mijë kërkesa për letërnjoftime të cilat nuk mund të jepen. Me siguri javën e ardhshme do të ketë 15 mijë. Të gjitha afatet janë tejkaluar sepse ligji nuk është miratuar. Mbështetje po, nuk ka asnjë rezervë për shumicën parlamentare për këtë çështje, por zgjidhja ligjore është bllokuar patjetër nga njëri ose tjetri dhe Bashkimi Evropian ka dërguar patjetër një mesazh të qartë se ne nuk duhet të zbatojmë një praktikë të tillë sepse nuk ekziston në Bashkim dhe mendoj se duhet gjetur një mënyrë”, tha Zaev.

Ai paralajmëroi se nesër do të takohet me liderin e BESA-s, Bilall Kasami me të cilin, siç tha, do të bisedojë për shumë çështje ndër të cilat edhe për këtë.

Next Post
Qeveria pritet t’i miratojë masat e reja kundër përhapjes së infektimit

Kufizime të mundshme në vjeshtë, të drejtuara drejt popullatës së pavaksinuar

Filipçe: Po ulet numri i pacientëve të sapopranuar në spitale, por syhapur e ndjekim situatën

Filipçe: Përqindja e personave të sëmurë nga Kovid -19 të cilët janë të rivaksinuar është e vogël

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom