Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallouej do të nënshkruajnë sot një memorandum mirëkuptimi në fushën e mbrojtjes.
“Memorandumi mundëson krijimin e një qelie për koordinimin e trajnimit nga Mbretëria e Bashkuar, e vendosur në poligonin e ushtrisë “Krivollak”, informon Ministria e Mbrojtjes.
Pas nënshkrimit të memorandumit, ministrja Shekerinska dhe ambasadorja Gallouej do të japin deklarata për media.