• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Duxhak: Dyfishimi i përpjekjeve për kthim të vlerave për të cilat Ohri është vënë nën mbrojtje të UNESKO-s

July 26, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Duxhak: Dyfishimi i përpjekjeve për kthim të vlerave për të cilat Ohri është vënë nën mbrojtje të UNESKO-s
Share on FacebookShare on Twitter

Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak, e përshëndet vendimin  rajoni i Ohrit të mos vihet në Listën e pasurive natyrore dhe kulturore botërore në rrezik, me theksimin se afati i dhënë  duhet të shfrytëzohet për veprim urgjent dhe menaxhim më të mirë.

Sipas Duxhak, vendimi sjell tre porosi,  vendimi i Komitetit për trashëgimi botërore të mos e vë Ohrin në listë nuk e zvogëlon urgjencën të veprohet edhe krahas dy viteve plotësuese që janë dhënë të shmanget ai fat.

Si detyrë e dytë ajo e potencon anulimin dyvjeçar si mundësi për përpjekje dukshëm të rritura ndaj masave konkrete dhe menaxhim më të mirë me vendin.

Sipas koordinatores së KB-së, vendimi tregon që duhet së bashku të mbrohet  pasuria natyrore dhe kulturore e Ohrit, prej atje ku Ohri u përket të gjithëve, nga njerëzit që jetojnë në bregdetin e tij, përmes institucioneve dhe komunave që e menaxhojnë  pasurinë kulturore dhe natyrore, deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë botës.

“Ohri është pasuri për të gjithë botën dhe obligimi ynë i përbashkët është ta mbrojmë dhe ruajmë, për ne dhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme”, thotë ajo.

Komiteti për trashëgimi botërore pranë Organizatës së KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë  në sesionin e 44-të plenar që mbahet në Kinë në mbledhjen e djeshme solli vendim që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u jepet afat plotësues të veprojnë sipas rekomandimeve të Misioneve reaktive të UNESKO-s, me të cilën Rajoni i Ohrit nuk është zhvendosur në Listën e pasurive natyrore dhe kulturore botërore në rrezik.

Statusin e Pasurisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESKO Liqeni i Ohrit e fitoi në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit ishte shtuar në listën e vlerave historike-kulturore, ashtu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38-të rajonet  kulturore dhe natyrore të përziera në botë, të pranuara dhe mbrojtura nga UNESKO. Në vitin 2009 ishte ngritur iniciativa për regjistrim edhe të anës shqiptare të liqenit dhe bregdetit në kapelën e UNESKO-s, ashtu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019 rajoni ishte  zgjeruar në të dy anët e liqenit duke  përfshirë  sipërfaqe të përgjithshme prej 94,7 hektarë.

Next Post
Pjesëmarrës dhe folës të shquar në Konferencën Rajonale për sulmet mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor nesër në Shkup

Pjesëmarrës dhe folës të shquar në Konferencën Rajonale për sulmet mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor nesër në Shkup

Zaev: Evropeizimi i shoqërisë dhe anëtarësimi në BE nuk kanë alternativë, pa marrë parasysh zhgënjimit

Zaev: Nuk jemi kundër përkatësisë etnike në letërnjoftime, por BE-ja thotë se kjo nuk është praktikë evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom