Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në konkludim me ditën e djeshme gjithsej janë vaksinuar 481,268 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6,385 qytetarë , ndërsa gjithsej janë vaksinuar 19,274 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 800,168 doza vaksinash , ndërsa janë rivaksinuar 318,900 qytetarë.
Siç kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, me numrat e fundit të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë 62 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare, 59 përqind mbi 65 vjeçare, 54 përqind e qytetarëve mbi 60 vjeçare dhe 44 përqind e njerëzve mbi 50 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Qytetarët pa termin të caktuar vaksinohen në pikat aktuale të vaksinimit nëpër vend.
Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacione të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi bëhet në sallat sportive në qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në A1 SQ “Boris Trajkovski” në Shkup.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të përfshihen në vaksimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi sukses për ta kaluar virusin.