• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev: Sundimi i së drejtës dhe ligjeve është i barabartë për të gjithë, vazhdimisht i ndjekim rekomandimet nga trupat e pavarur të antikorrupsionit

July 22, 2021
in POLITIKË, BALLINA, DREJTËSI, LAJME
Zaev: Goce Dellçevi nuk mund të na ndajë, Dellçevi ka vepruar për ide përparimtare të cilat na lidhin
Share on FacebookShare on Twitter

Fokusi i Qeverisë ishte t’i shfrytëzojmë të gjitha veglat e suksesshme ndërkombëtare për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kemi shumë rezultate të mira. Raportin e “Transparensi Internashenall” e pranojmë si një nxitje për të shkuar hap pas hapi sipas udhëzimeve që na i jep”, nënvizoi Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Konflikt Zoun” të “Dojçe Vele”.

Theksoi se Sundimi i së drejtës dhe barazia para ligjeve vlen për të gjithë pa përjashtim, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se Qeveria vazhdimisht i ndjek udhëzimet dhe rekomandimet e trupave të pavarura të antikorrupsionit.

“Kemi më shumë se pesë politikanë që janë në burg me vendim përfundimtar nga Gjykata Themelore dhe e Apelit të cilët tashmë po vuajnë dënimet e tyre. Ky është një sukses i madh në krahasim me periudhën prej katër vite më parë dhe kjo është e dukshme. Çdo qytetar mund të ndjek shpenzimin e parave shtetërore, të gjitha procedurat për furnizim janë publike para se të nënshkruhen ose të fillojnë. Tani në fokus kryesor është digjitalizimi sepse përmes saj duam të ndryshojmë sjelljen subjektive të administratës publike”, theksoi Kryeministri Zaev për “Dojçe Vele”.

Në pyetjen gazetareske, Kryeministri Zaev informoi se Maqedonia e Veriut edhe më tej vazhdon të hetojë të gjitha mundësitë ligjore për kthimin e ish-Kryeministrit Gruevski në vend, në mënyrë që të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

“Dua të theksoj se shumë ish-ministra që ishin njerëz të afërt me atë Qeveri, po vuajnë dënimet e tyre ose akoma po gjykohen. Kemi shumë raste që konfirmojnë se sundimi i ligjit është i barabartë për të gjithë. Në vendin tonë çdo koment mund të shkaktojë hetim. Komisioni antikorrupsion ka pavarësi të plotë dhe kjo konfirmohet në të gjitha raportet. Kemi pavarësi të tërësishme edhe të organeve gjyqësore edhe të organeve për ndjekje. Kemi kërkuar edhe përgjegjësi nga gjykatësit dhe 12 gjyqtarë u larguan për shkak të punës jo të mirë gjatë mandatit të tyre”, tha Kryeministri Zaev.

Next Post
Onlajn mbledhje e Zaevit me Ramën dhe Vuçiqin: Lidhemi gjithnjë e më shumë, ky është një Ballkan i ri, evropian

Onlajn mbledhje e Zaevit me Ramën dhe Vuçiqin: Lidhemi gjithnjë e më shumë, ky është një Ballkan i ri, evropian

Shahpaska: Buxheti për vitin 2021 është orientuar drejtë vazhdimit të reformës sociale, kujdesit për të rinjtë, uljen e papunësisë dhe varfërisë

Shahpaska: Shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi e afrojmë tek personat e moshuar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom