“Nuk bëhet fjalë thjesht vetëm për anëtarësimin në BE, për ne qëllim kyç është evropeizimi i vendit tonë. Treguam përkushtim të vërtetë në këtë proces edhe krahas faktit që prej vitit 2005 jemi vend kandidat dhe 16,5 vite presim që të ndodh hapi i ardhshëm. Është e qartë që deri në anëtarësim do të kalojnë edhe ndoshta 5,7 ose 10 vite më shumë, por BE-ja duhet patjetër të përmbush premtimet e saja, që të na mundësojë të bëjmë hapin e ardhshëm”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në emisionit “Konflikt zoun” të “Dojçe Vele” në gjuhën angleze dhe theksoi se fatkeqësisht BE-ja nuk e mbajti premtimin para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe tani zhgënjimi është me të vërtetë i madh.
Zaevi theksoi se evropeizimi dhe anëtarësimi në BE nuk kanë alternativë, para së gjithash për shkak të vlerave të Unionit që do të thotë ardhmëri më e mirë me prosperitet, por shtoi se vendet nga Ballkani Perëndimor që janë si lloj ishulli i lënë në BE dhe në këtë mënyrë i lihen mundësisë që të përballen me ndikime të tjera.
Kryeministri Zaev theksoi se kjo Qeveri përmes Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për miqësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë arriti në një mënyrë evropiane të zgjidh çështje dekadash.
Në drejtim të evropeizmit të vendit tonë, Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv në rajon si demokraci funksionale multietnike dhe multikonfesionale.