Në Kuvend, Këshilli kombëtar për integrim evropian dhe Komisioni për çështje evropiane do të mbajnë sot seancë, ku do të paraqiten prioritetet e presidencës sllovene me BE-në.
Në seancë do të prezantohen edhe Programi dhe prioritetet për punën e presidencës sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2021 nga ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Millan Predan.