Prej sot, qytetarët e Shkupit do të jenë në gjendje të hedhin mbeturinat e paketimit në makinat e reja vending, dhe në këmbim do të marrin “pikë të gjelbërta” për blerjen e produkteve nga Vero, si dhe për pagimin e shërbimeve komunale dhe publike. Gjegjësisht, sot në qendrën tregtare “Vero Jumbo” u prezantua makina e parë vending kthyese PVM të “Pakomak”, e cila do të instalohet në territorin e Qytetit të Shkupit. Qëllimi kryesor i këtyre makinave vending është të rrisin mundësinë e hedhjes selektive të mbetjeve, veçanërisht në zonat urbane.
Këto makina, siç shpjegohet nga drejtori i “Pakomak” Filip Ivanovski, me ndihmën e kapacitetit të informacionit që ata posedojnë, do t’ju mundësojnë përdoruesve përmes aplikacionit celular për secilën shishe plastike të hedhur ose kanaçe të marrin “pika të gjelbërta” dhe të përdoren si vauçer.
Ai shtoi se ata presin që në vitet e ardhshme t’u kthejnë qytetarëve më shumë se njëqind mijë euro në vit, dhe se në tre deri në katër vitet e ardhshme do të instalohen rreth 400 makina të tilla.
“Qytetarët do të marrin vlerën reale të materialit të cilin e zgjedhin, domethënë vlerën e tregut, nëse rritet çmimi i atyre lëndëve të para si plastika dhe kanaçe, natyrisht që pika do të jetë më e lartë”, tha Ivanovski.
Përveç përfaqësuesve të “Pakomak”, të pranishëm ishin edhe ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, dekani i FEIT Dimitar Tashkovski, ambasadorja e Zvicrës Sibil Zuter, si dhe ambasadori austriak Georg Vucas.
Ministri Nuredini theksoi se makineritë janë mënyrë e thjeshtë për qytetarët për të zgjedhur mbeturinat dhe për t’i hedhur ato në një vend të përshtatshëm, ku do të riciklohen, dhe kështu të zvogëlojnë mbeturinat që përfundojnë në deponi.
Ndërkaq ambasadorja e Zvicrës tha se “kur flasim për riciklimin, ne po flasim për agjendën për të luftuar ndryshimin e klimës, e cila prek të gjithë ne, dhe ne kemi një përgjegjësi për të luftuar ndryshimin e klimës me sjelljen tonë”.
Ajo theksoi se një nga përparësitë kryesore të Zvicrës në programin e ri për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut për vitet 2021/2024 është pikërisht lufta kundër ndryshimeve klimatike, e cila gjithashtu nënkupton menaxhim efikas të mbeturinave.
Për fund, ambasadrorja shprehu shpresë që makineri të tilla do të instalohen në një numër të madh në të gjithë vendin.
Makinat vending për kthim janë zhvilluar nga “Pakomak”, në bashkëpunim me FEIT dhe Fondin e Inovacionit dhe me mbështetjen e Ambasadës zvicerane.