• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Gjykimi për rastin “Tenderët” shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri – të porotës

July 15, 2021
in BALLINA, DREJTËSI, LAJME
Gjykimi për rastin “Tenderët” shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri – të porotës
Share on FacebookShare on Twitter

Debati kryesor për lëndën “Tenderët”, i caktuar për sot, shtyhet deri në emërimin e ri – gjykatës të ri të porotës, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e informojmë publikun se pas njoftimit të marrë nga Këshilli Gjyqësor për shkarkimin e gjykatësit të porotës, debati kryesor për lëndën e prokurorisë të emëruar si ‘Tenderët’, i caktuar për sot, shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri të porotës. Për terminet e reja për vazhdimin e debatit kryesor, publiku dhe palët do të njoftohen me kohë”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të 378-të solli vendim për shkarkimin e dy gjykatësve të porotës nga Gjykata Themelore Penale në Shkup: Mitko Sandev dhe Zenel Elezi, për shkak se kanë mbushur nga 60 vjet.

Seanca e fundit gjyqësore për këtë rast, e cila u mbajt më 13 korrik dhe në cilën ishte paralajmëruar se prokuroria dhe mbrojtja do të fillojnë me fjalët e tyre përfundimtare, ishte shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë Julijana Ugrinovska për shkaqe shëndetësore.

E akuzuara e parë në rastin “Tenderët” është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Milevska. Sipas akuzës së ngritur nga ish PSP-ja, në periudhën kohore prej qershorit të vitit 2011 deri më 05.08.2011, në Shkup, e akuzuara e parë E.K.M. si person zyrtar ministre dhe të punësuarit në Ministri – personat zyrtar e akuzuara e dytë L.L.C. si anëtare e Komisionit për Furnizime Publike, me shfrytëzimin e pozitave dhe autorizimeve të saj zyrtare, gjatë kryerjes së furnizimeve publike, si bashkëveprues i kanë dhënë operatorit ekonomik GTD B.Sh. SHA SH. autorizime të jashtëligjshme – favorizim për realizimin e punëve ndërtimore në objektin Muzeu i Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi – “Muzeu i Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase dhe Muzeu i Viktimave të Regjimit Komunist” në Shkup.

Gjykimin për këtë rast e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik Stevço Donev. 

Next Post
Boçvarski: Së pari vlerësime pozitive nga studimet mbi përfitimin dhe ndikimin në mjedisin jetësor, më pas hartimi i rrugës nga Tetova për në Prizren

Boçvarski: Së pari vlerësime pozitive nga studimet mbi përfitimin dhe ndikimin në mjedisin jetësor, më pas hartimi i rrugës nga Tetova për në Prizren

Pajisjet e reja të siguruara për të monitoruar efektet e procesit të pastrimit të lindanit në Ohis

Zaev: Ka filluar procesi i pastrimit të lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël në qarkun e OHIS-it

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom