Nevojitet mbështetje e mëtutjeshme për amvisëritë dhe kompanitë të cilat më së shumti janë të goditura nga pandemia derisa fuqishëm të vendoset rimëkëmbje e vetëqëndrueshme. Kjo duhet të zhvillohet paralelisht me zbatimin e përshpejtuar të reformave strukturore me qëllim që të ndërtohet ekonomi rrezistente dhe të nxiten konkurenca dhe rritja inkluzive.
Ky është një nga konkluzionet e sjellura në Dialogun vjetor të mbajtur sot për politikat ekonomike të përfaqësuesve nga vendet-anëtare të BE-së, Ballkani Perëndimor dhe Turqia, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane, në bazë të Programeve për reforma ekonomike 2021-2023. Dialogu ka për qëllim që ta përgadisë Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për pjesëmarrjen e ardhëshme në koordinim të politikave ekonomike të BE-së (i ashtuquajtur Semestri evropian), ndërsa konkluzionet përbëhet nga rekomandimet e miratuara të përbashkëta me qëllim që t’u ndihmojnë vendeve të përfshira me zgjerimin e BE-së ta përforcojnë zhvillimin ekonomik dhe social.
“Maqedonia e Veriut është udhëheqëse në realizimin e konkluzioneve të përbashkëta në katër vitet e fundit. Vlerësimi i Komisionit Evropian për Programet e reformave ekonomike 2021-2023 tregojnë se vendi tregoi rezultat shumë të lartë prej 61.1% të konkluzioneve të realizuara të përbashkëta të miratuara në muajin maj të vitit 2020, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Ky është rezultati më i lartë i arritur që nga fillimi i procesit të përgatitjes së programeve të reformave ekonomike”, thuhet në konkluzione.
Ministri i Financave të Republikë së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, gjatë takimit të sotëm, theksoi se Qeveria punon në mënyrë aktive në realizimin e masave për përkrahje të rimëkëmbjes së qëndrueshme dhe inkluzive të ekonomisë së Maqedonisë.
Në takimin e sotëm u miratuan gjashtë konkluzione me rekomandime për Maqedoninë e Veriut, të cilat fokusohen në përgjigjen e vazhdueshme me politika fiskale, ekonomike dhe sociale për shkak të amortizimit të pasojave nga pandemia dhe për shkak të nxitjes së rimëkëmbjes afatmesme. Në sferën e politikave makrofiskale, rekomandimet që të targetohen masat e përkohshme për përkrahje të amvisërive dhe bizneseve të rrezikuara, ndjekur me konsolidim gradual fiskal.
Në sferën e reformave strukturore, drejtimet fokusohen mbi përforcimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, përforcimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit dhe mbi qasjen më të madhe të personave të papunësuar drejt politikave aktive në tregun e punës.
Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me përkrahjen financiare për tejkalimin e pasojave nga pandemia.
“Plani i miratuar për buxhetim afatmesëm parasheh zvogëlim gradual të deficitit në 2.2% të BPV-së në vitin 2026. Për të përmirësuar realizimin e shpenzimeve kapitale do të punohet në përforcimin dhe avancimin e investimeve publike. Përveç kësaj, në vijim janë përpjekjet për zgjerim të bazës tatimore dhe për përmirësim të arkëtimit të të hyrave në pajtueshmëri me Strategjinë për reformë të sistemit tatimor, duke përfshirë përpilimin e planeve vjetore aksionare për racionalizimin e lirimeve tatimore. Filluan aktivitetet për realizimin e rekomandimeve të cilat janë në lidhje me miratimin e ligjit të ri për partneritetin publiko-privat, formimin e Këshillit fiskal për transparencë dhe evaluim të subvencioneve në nivel të kompanive me vendosjen e regjistrit për ndihmë shtetërore”, thonë nga MF.
Që të arrihet një sektor financiar më i fuqishëm, vëmendje të vazhdueshme do t’i kushtohet menaxhimit të përforcuar me rrezik kreditor dhe sigurim përkatës.
“Në pajtueshmëri me rekomandimet, parashihet konsultim formal në kohë me subjektet afariste dhe partnerët social për legjislacionin e ri që ndikon mbi punën e tyre. Dixhitalizimi i shërbimeve publike për qytetarët dhe kompanitë do të vazhdojë me ndihmë teknike nga BE-ja. Që të sigurohen kushte të barabarta për punë të bizneseve, prioritet do t’i jepet realizimit të strategjisë për formalizimin e ekonomisë joformale. Lidhur me arsimin, duhet të zhvillohet mënyrë e re e financimit të arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit. Përfundimisht, duhet të përforcohen kapacitetet dhe bashkëpunimi ndërmes agjencive për punësim dhe qendrave për punë sociale që të sigurohen shërbime të integruara si dhe të përmirësohet inkluzioni në tregun e punës”, theksojnë nga MF.
Në fund, pjesëmarrësit në dialog theksuan solidaritetin e fuqishëm ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si dhe Turqisë, që u demonstrua me sigurimin e ndihmës financiare mjekësore për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe me kontributin për ballafaqimin me pasojat socio-ekonomike në rajon. Të gjithë partnerët u pajtuan se që të vendoset rezistencë ekonomike në afat më të gjatë, masat për rimëkëmbje duhet të nxisin transformimin dixhital dhe tranzicionin e gjelbër.