• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Kuvend Propozim-rezolutën për pozicionet shtetërore për integrimet evropiane

July 8, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Komisioni parlamentar për zgjedhjet do të vendosë për Avokatin e ri të Popullit
Share on FacebookShare on Twitter

VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” sot në Kuvend e dorëzoi Propozim-rezolutën për konfirmimin e pozicioneve shtetërore maqedonase sa i përket integrimeve evropiane dhe bllokadave të cilat vendosen.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në deklaratë për media theksoi se kjo Propozim-rezolutë në atë formë në të cilën ishte shpërndarë me të gjithë deputetët ka vazhduar me qëllim që të kalojë me konsensusin më të gjerë të mundshëm.

“Vlerësojmë se kjo Propozim-rezolutë do t’i përforcojë edhe pozicionet diplomatike maqedonase, por gjithashtu do të ndikojë edhe si faktor i bashkimit në vend të polarizimit brenda shoqërisë maqedonase. Atë që do të doja sot ta porosis dhe bëj thirrje, sipas Rregullores secili deputet ka të drejtë të bashkëngjitet me nënshkrimin e tij në një Propozim-rezolutë të këtillë nga momenti kur ajo është propozuar”, tha Milloshovski.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së, PLD-së, E majta, Aleanca, RDM, Lidhja Demokratike dhe të gjithë deputetët e tjerë, që sot të nënshkruajnë dhe t’i bashkëngjiten kësaj Propozim-rezolute për konfirmimin e pozicioneve shtetërore maqedonase për integrimet evropiane me qëllim që të mos lejohet që bllokadat dhe “poshtërimet kombëtare” të bëhen mjet i bisedimeve dhe “kthim të shpinës” në periudhën e ardhshme.

Milloshovski tha se që të miratohet Rezoluta nevojitet shumicë e thjeshtë, por se qëllimi i partisë opozitare është sa më shumë deputetë ta mbështesin.

Pritjet janë se deputetët e LSDM-së, RDM, E majta, LS dhe PLD të cilat u deklaruan  ta nënshkruajnë këtë dokument dhe sa më shpejtë të votohet.

Next Post
Xhaferi: Aksesi ndaj raporteve të auditimit duhet të jetë uniform dhe objektiv, pavarësisht se kush është në pushtet

Xhaferi: Aksesi ndaj raporteve të auditimit duhet të jetë uniform dhe objektiv, pavarësisht se kush është në pushtet

Masa të mundshme restriktive në kufij për shkak të llojit delta, lejohet vaksinimi edhe i fëmijëve

Tani për tani nuk ka paralajmërim, por për restriksione të mundshme në kufinj do të bisedohet këtë javë në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom