Lidhja e sindikatave të Maqedonisë reagon dhe kërkon të fshihet neni 12 nga Propozim-ligji për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (pjesa: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë e Thanës) dhe korridorit 10 d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir).
Ky nen, sipas LSM-së, është precendet, pasi, siç thonë, me të parashihet që partneri strategjik të ketë të drejtë të tërësishme t’ua organizojë kohën e punës punëtorëve, të cilët do të mund të angazhohen mesatarisht nga 60 orë në javë gjatë vitit.
LSM pret që në procedurë të mëtejshme të Kuvendit të fshihet neni 12 nga Propozim-ligji.
Letra e LSM-së, siç informojnë, është dërguar deri te kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve, Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria dhe deri te Zyra e Organizatës ndërkombëtare të punës në Shkup.