Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të marrë vendim për vendosjen e masave kufizuese lidhur me mbrojtjen e kufijve kundër përhapjes së variantit delta të virusit korona, i cili u përhap në Evropë dhe do të vlerësojë nëse testet janë masë reale me të cilën do të mund të mbrohemi. Gjithashtu, prej sot fillon edhe vaksinimi i të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme në shtet.
“Ky proces i imunizimit të kuadrit arsimor dhe jo arsimor të punësuar në arsim, si pjesë e infrastrukturës kritike e zbatojmë për realizim të procesit edukativ-arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 2021/2022”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Këtë javë do të fillojë caktimi i terminëve për vaksinimin edhe të punësuarve në institucionet e larta arsimore.
Për momentin Ministria dikasteriale më së shumti është e fokusuar në vaksinim dhe pritet deri të premten të vaksinohen rreth 500.000 qytetarë. Vaksinimi po zhvillohet në të gjitha pikat e vaksinimit në vend dhe janë shpërndarë të gjitha vaksinat në pajtim me numrin e qytetarëve të paraqitur.
Autoritetet shëndetësore konsiderojnë se kjo është e pamjaftueshme dhe u bëjnë apel qytetarëve të paraqiten për vaksinim. Në rritjen e numrit të personave të imunizuar duhet të kontribuojë edhe vaksinimi në terren, i cili tashmë ka filluar te ne. Autoritetet paralajmërojnë se vaksinimi në terren do të intensifikohet dhe do të kontribuojë të vaksinohen banorët e sëmurë kronikë dhe më pak të lëvizshëm, ndërsa të cilët jetojnë në vende të largëta përreth qyteteve të mëdha.
Të premten ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se sot do të ketë takim me drejtorët e shtëpive shëndetësore. Kanë mbërritur frigoriferët e vegjël, të cilat, siç tha, duhet të jenë pjesë e vaksinimit në terren.
Lidhur me vaksinimin e shtatzënave dhe gjidhënëseve, ministri theksoi se qëndrimi i Komitetit Profesional është se për ato duhet të preferohet vaksina “Fajzer”.
Nga Ministria dikasteriale sigurojnë se të gjithë qytetarët të cilët janë shfaqur dëshirë për vaksinim do të vaksinohen dhe shtojnë se procesi shkon shkon shumë shpejt dhe se disponojnë edhe me një numër të madh të vaksinave.
Paralajmërojnë se këtë periudhë do të mbërrijnë vaksina shtesë të cilat i kemi blerë në negociata të drejtpërdrejta me “Fajzerin”, “Sputnik V”, si dhe vaksina përmes mekanizmit Kovaks.
Në vend edhe më tej ka rënie të konsiderueshme të numrit të pacientëve të infektuar me Kovid-19. Në 24 orët e fundit janë bërë 2.760 testime, ndërsa janë regjistruar katër raste të reja të Kovid-19, nga dy në Shkup dhe Tetovë. Nuk la të vdekur, ndërsa janë regjistruar gjashtë pacientë të shëruar.
Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 890.381 teste për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.710, numri i pacientëve të shëruar është 150.073, i të vdekurve është 5.486, ndërsa numri i rasteve aktive është 151.
Në Strugë, Koçan, Gjevgjeli, Negotinë, Sveti Nikollë, Resnjë, Radoish, Dellçevë, Vinicë, Probishtip, Vallandovë, Bogdanc, Krushevë, Demir Hisar, Demir Kapi, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë nuk ka raste aktive me Kovid-19.