Një delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje Bisera Kostadinovska Stojçevska, zëvendës shef dhe Aleksandar Nikolloski dhe Arta Bilali Zendeli, anëtarë, do të marrin pjesë në sesionin veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i cili do të mbahet në Strasburg, Francë prej 21 deri 24 qershor.
Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, sipas agjendës së sesionit, deputetët do të diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe implikimeve juridike të pasaportave Kovid ose certifikatave, si dhe krizën socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe ndikimi i saj mbi të drejtat e fëmijëve.
Në kuadër të kryesimit të Hungarisë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijatro do t’i drejtohet Kuvendit dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve, ndërsa fjalim para deputetëve do të mbajë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.
Asambleja Parlamentare do ta shënojë edhe 10-vjetorin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, përkatësisht Konventës së Stambollit.
Agjenda parasheh edhe debate për lirinë e medieve, besimin dhe të drejtën e publikut për t’u informuar, pastaj politikën evropiane për diasporat, gjendjet e tatarëve të Krimesë, ndjekjen e politikanëve për deklarata të dhëna gjatë mandatit të tyre, si dhe transparencën dhe rregullimin e donacioneve për partitë politike dhe fushatat zgjedhore nga donatorë të huaj.
Deputetët gjithashtu do t’i shqyrtojnë edhe raportet për zgjedhjet e fundit parlamentare në Bullgari dhe Shqipëri ndërsa do të zgjidhen edhe gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me Kroacinë dhe Federatën Ruse.
Në sesion do të debatohet edhe për pjesëmarrjen e grave nga grupet e përfaqësuara pamjaftueshëm në vendimmarrjen, me pjesëmarrje të ministres së Francës për Barazi Gjinore, Diversitet dhe Mundësi të Barabarta Elizabet Moreno, si dhe për luftën kundër afrofobisë në Evropë me pjesëmarrje të znj. E. Tendai Ahiume, referuese speciale e OKB-së për forma bashkëkohore të racizmit, diskriminimit gjinor, ksenofobisë dhe intolerancës së lidhur.