Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq po bën një vizitë pune dy-ditore në Kroaci këtë pasdite, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Gjatë qëndrimit të tij, ai është planifikuar të ketë një takim dypalësh me homologun e tij, Ministrin Kroat të Drejtësisë dhe Administratës Ivan Malenica. Të dy ministrat do të diskutojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, si dhe shkëmbimin e përvojës së Kroacisë në kryerjen e negociatave të para-pranimit për anëtarësimin në BE.
Gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, Ministri Mariçiç është planifikuar të vizitojë Akademinë Kroate për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe do të ketë takime pune me disa përfaqësues të Qeverisë Kroate.