Bashkëkryetari i Forumit investues të fondeve (FIF) dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së veriut, Branko Azeski së bashku me komisarin evropian për Politikë të Fqinjësisë së mirë dhe zgjerimit Oliver Varheji do të marrin pjesë sot në forumin “Platforma e biznesit ZB6-BE”, e cila i bashkon përfaqësuesit e komunitetit të biznesit nga rajoni dhe Komisionin Evropian.
“Platforma ZB6-BE” përbëhet nga anëtarët e Këshillit të biznesit të Forumit investues të fondeve, një organ këshillimor i FIF i përbërë nga 16 kompani udhëheqëse nga rajoni, anëtarë të Bordit menaxhues të Forumit investues të fondeve, si dhe përfaqësuesve të BE-së, me të cilët rregullisht do të diskutohen sfidat dhe mundësitë për komunitetin e biznesit nga rajoni dhe do të lehtësohet dialogu midis institucioneve evropiane dhe bizneseve nga rajoni, në mënyrë që të krijohen më shumë mundësi për tregti, investime dhe forma të tjera të bashkëpunimit biznesor.