• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në sigurinë kolektive të NATO-s

June 14, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në sigurinë kolektive të NATO-s
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev gjatë mbërritjes së tij në Samitin e parë të NATO-s në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme e Aleancës, deklaroi se vendi është plotësisht i përkushtuar në mbrojtjen kolektive, informon korrespondentja e MIA-s ng Brukseli.

“Ky është Samiti i parë i NATO-s në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme me 30 vende anëtare, ky është sukses i madh edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për NATO-n. Anëtarësimi në NATO ishte realizim i qëllimit tonë strategjik, ndërsa Aleanca e përmirësoi stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaevi, i cili e kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Samit, në përbërje të të cilit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe ministrja e Mbrojtje, Radmilla Shekerinska.

Kryeministri shtoi se Maqedonia e Veriu është e përkushtuar në ndërtimin e Ballkanit Perëndimor të shekullit 21, si rajon i stabilitetit dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

“Këtu jemi që ta konfirmojmë unitetin, kohezionin dhe solidaritetin tone në përballjen me sfidat e ardhshme. I ndajmë vlerat e njëjta dhe qëndrojmë krah për krah në Aleancë, jemi të përkushtuar në sigurinë kolektive, jemi më të fuqishëm bashkë”, tha kryeministri para fillimit të samitit.

Sipas paralajmërimeve rreth orës 17 Zaevi do të realizojë takim me presidentin bullgar Rumen Radev, në të cilin do të flitet edhe për takimin e ardhshëm të rëndësishëm të ministrave të BE-së në të cilin duhet të merret vendim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, gjegjësisht fillimin formal të bisedimeve të vendit me Unionin, që për momentin ende është i bllokuar nga Sofja.

“Të gjitha takimet kanë sjellë përfitime, presim hapa përpara dhe të ardhme më të mire për të gjithë qytetarët tanë, pres se përgjatë bisedave mund të gjejmë zgjidhje”, tha Zaevi, duke përkujtuar se Maqedonia e Veriut është kandidat për anëtarësim me rekomandim për fillim të bisedimeve më shumë se 16 vite. “Pres që fqinji jonë i parë, lindor, Bulgaria përfundimisht të japë mbështetje për konferencën e parë ndërqeveritare”, shtoi kryeministri.

Next Post
RMV, për të ndërtuar hidrocentralet e vogla, ligjërisht “uzurpohen” pronat private

Nuredini: Rekomandimi ynë është të legalizojmë vetëm ndërtesat e paligjshme që janë shtëpi të banorëve në zonat e mbrojtura

Zaev: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në sigurinë kolektive të NATO-s

Zaev: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në sigurinë kolektive të NATO-s

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom