• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

U miratua Plani strategjik i Bankës popullore për periudhën 2022 – 2024

June 7, 2021
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
U miratua Plani strategjik i Bankës popullore për periudhën 2022 – 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Bankës popullore mbajti mbledhje të rregullt, në të cilën u miratua Plani strategjik I Bankës popullore për periudhën 2022-2024. Plani i Bankës popullore është vendosur nën moton “Banka qendrore e cila me vendime fleksibile, të menduara në mënyrë adekuate dhe me kohë, në kohë të ndryshimeve të shpejta dhe transformimit digjital, kontribuon për standard më të lartë jetësor të qytetarëve përmes krijimit të ambientit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe inkluziv ekonomik”.

“Përmes nëntë qëllimeve strategjike, Banka popullore edhe më tej do t’u përkushtohet avancimit të procesit të zbatimit të politikës monetare, stabilitetit të sistemit banker, funksionimit pa pengesa të sistemeve pagesore, menaxhimit me rezervat devizore, ndërkohë e tërë kjo për shkak të sigurimit të kushteve për shërbime efikase. innovative dhe të sigurta financiare. Njëkohësisht, duke pasur parasysh atë se jetojmë në kohë të ndryshimeve të përshpejtuara në skenën globale, si rezultat i proceseve të globalizimit, digjitalizimit, inovacionit, ndryshimeve klimatike dhe pandemisë shëndetësore globale, Banka popullore e vendosi theksin edhe në këto trende të reja në këto fusha”, informojnë nga Banka popullore.

Në fokus të Planit të ri strategjik do të jenë edhe edukimi financiar dhe inkluziviteti, duke pasur parasysh, siç thonë nga Banka popullore, rëndësinë e rritjes së njohurive për përparësitë e shfrytëzimit të shërbimeve të ndryshme financiare në kohë të inovacioneve teknologjike, si dhe vetëdijes së rritur për rreziqet, që, ndërkaq, do të siguronte përfshirje më të madhe të popullatës dhe ndërmarrjeve të vogla në rrjedhat financiare dhe qasjes së lehtësuar drejt financave.

“Një nga qëllimet strategjike është edhe zhvillimi i vetëdijes për ndryshimet klimatike dhe ofrimi i kontributit drejt krijimit të ekonomisë “së gjelbër” dhe të qëndrueshme, që do të kontribuonte për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe përmirësimit të standardit të tyre jetësor. Me ndarjen e qëllimit strategjik për transparence dhe llogaridhënie, Banka popullore do të vazhdojë me aktivitetet për informim me kohë të të gjitha etniteteve të interesuara për vendimet, aktivitetet, pikëpamjet dhe vlerësimet e veta, të cilat janë me rëndësi të madhe për subjektet ekonomike dhe qytetarët, përfshirë edhe në proceset e sjelljes së vendimeve”, thuhet në njoftimin e Bankës popullore.

Plani strategjik i Bankës popullore të RMV-së, shtojnë nga BP, paraqet kornizë serioze për tre vitet në vijim, në pajtim me të cilën realizojnë aktivitetet dhe vizionin e tyre për t’u njohur si institucion i pavarur, përgjegjës, profesional, inovativ dhe transparent, i cili gëzon besim dhe kredibilitet të lartë në opinion.

Next Post
Filipçe: Po ulet numri i pacientëve të sapopranuar në spitale, por syhapur e ndjekim situatën

Masat duhet të qëndrojnë në fuqi deri më 15 qershor, sugjeron Filipce

Bekteshi: Do të rriten ingerencat e Inspeksionit të tregut, këtu jemi që të bisedojmë me hotelierët

Nesër njoftim për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për instalimin e pajisjeve ekologjike në automjete

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom