• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Bekteshi: Rritja e bashkëpunimit ekonomik me Britaninë e Madhe mbetet prioriteti ynë

June 7, 2021
in EKONOMI, LAJME, POLITIKË
Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin e parë për PPP-në në vend
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është takuar sot me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut Rejçell Gallouej, ku ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të frytshëm dhe marrëdhëniet e forta miqësore midis dy vendeve.

Ministri falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen ndaj Ministrisë së Ekonomisë në përgatitjen e Ligjit për Partneritet Publik Privat (PPP) i cili tashmë është në procedurë parlamentare dhe theksoi se kjo zgjidhje ligjore do të mundësojë hyrje më të madhe të investimeve të huaja në vendi si dhe realizim të projekteve kapitale strategjike.

Ministri gjithashtu informoi Ambasadoren për reformat e parashikuara në Ministrinë e Ekonomisë në periudhën e ardhshme në fushën e mbështetjes së biznesit.

Angazhimi programor i Qeverisë në periudhën e ardhshme është rritja e mbështetjes së kompanive në fushën e investimeve në teknologji të reja, kapital njerëzor dhe inovacione.

Në fushën e energjisë, Ministri e informoi Ambasadoren se në periudhën e ardhshme Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të mbështesë investimet në ndërtimin e objekteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe lidhjen e energjisë me vendet fqinje, që do të thotë përmirësim i të gjithë sistemit energjetik në vend dhe përfaqëson edhe një nga prioritetet më të larta të Qeverisë në zbatimin e agjendës së gjelbër.

Ai gjithashtu informoi për realizimin e projekteve nga Plani i Ndërhyrjes për investime i cili u miratua nga Qeveria për periudhën 2021-2027 dhe është një realizim i përshpejtuar i projekteve në interes më të lartë të qytetarëve për rritjen e përshpejtuar të ekonomisë vendore.

Ministri dhe ambasadorja ranë dakord që rritja e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve do të mbetet prioritet edhe në periudhën e ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të tregtisë. 

Next Post
Angelovska-Bezhoska. Kjo është krizë në të cilën përgjigja e parë është lehtësimi i politikës monetare

Angelovska-Bezoska: Masat për të mbështetur ekonomitë në trajtimin e krizës nuk duhet të ndalen menjëherë

Fruthi edhe te mjekët dhe punëtorët e shëndetësisë

Deri më tani, mbi 150,000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër kovid-it

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom