Lube Boshkovski është ai që përcaktoi kohën dhe vendin kur dhe ku do të merren masa për ta filluar aksionin për privimin e tij nga liria (qershor 2011), sa do të zgjasë, përkatësisht si do të jetë vendimi i atyre që e drejtojnë atë dhe sa dhe cilat burime do të përdoren, theksuan nga mbrojtja e të akuzuarit Sasho Mijalkov, në fjalët e tyre përfundimtare për rastin “Tortura”. Avokati Petar Vasilev, theksoi se provat kanë dëshmuar se ZSB-ja, si pjesë e MPB-së, ndërsa jo DSK-ja ka qenë e autorizuar ta planifikojë, organizojë dhe kryej aksionin për privimin nga liria të Boshkovskit ashtu siç vlerësohet. Për këtë sipas tij është provë dhe hierarki e vendosur e pjesës së MPB-së, të cilës i përket njësia “Alfa”.
“Kjo do të thotë se ishte e pamundur që njësia “Alfa” të komandohej nga DSK-ja, udhëheqësit e saj ose Mijallkov. Ashtu është sepse për të gjitha aktivitetet për të cilat ka qenë e angazhuar ka qenë i detyrueshëm miratim nga shefi i SPB Shkup, Apostol Stojanovski. Gjatë hetimit prokuroi publik nuk e dëgjoi aspak Apostolskin, që të zbuloj se kush e kërkoi pëlqimin që njësia “Alfa” të përdorej gjatë privimit të lirisë së Boskovskit. A është Mijalkov apo dikush tjetër nga DSK-JA, ndërsa nësë është dikush tjetër, kush është ai, pse prokurori nuk tha, mund vetëm të supozohet”, tha Vasilev.
Dëshmitari Apostol Stojanovski, siç deklaroi avokati Petar Vasilev në fjalët e tij përfundimtare, në propozim të mbrojtjes tha se si logjistikë e Zyrës për siguri publike, pëlqim për përdorimin e njësisë “Alfa” ka dhënë ai.
“Ai tha se me kërkesë të Departamentit për Krim të Organizuar të ZSB, e ka dhënë pëlqimin për përdorimin e njësisë dhe menjëherë e urdhëroi komandantin e saj, të akuzuarin Ançevski, të shkonte në Departamentin për Krim të Organizuar në MPB, për të marrë një detyrë. Provat konfirmuan që aksionin e kanë udhëhequr, planifikuar dhe në të kanë marrë pjesë ekskluzivisht të punësuar nga ZSB-ja. Meqenëse ato prova nuk konfirmuan ndonjë përfshirje të Mijallkovit në planifikimin e pretenduar të atij aksioni, ose veprime të ndonjë nxitjeje për mënyrën se si duhej të kryhej ose të përdorej gjatë privimit të lirisë të atij që ka kryer krimin, prokurori publik në mënyrë të gjatë dhe të gjerë dhe sipas gjykimit të tij theksoi një seri supozimesh bazuar në prova të zgjedhura në mënyrë rigoroze”, deklaroi Vasilev.