• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Prej nesër pa maska në ambiente të hapura, me ndeshjet dhe dasmat për 100 të ftuar

May 31, 2021
in COVID-19, LAJME
Nuk është koha për lehtësimin e masave, madje do të ketë edhe të reja nëse këto të tanishmet nuk japin rezultat, porositën Filipçe dhe Karaxhovski
Share on FacebookShare on Twitter

Shtabi qendror koordinativ për Kovid-19 pranë Qeverisë së RMV-së, i pranoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive për lehtësimin e masave, duke filluar prej nesër, 1 qershor 2021. Pres shërbimi i Qeverisë njoftoi se Shtabi në mbledhjen e sotme i ka shqyrtuar dhe konfirmuar rekomandimet e Komisionit dhe i propozoi për miratim përfundimtar në Seancën e nesërme qeveritare.

Rekomandimet, që janë propozuar të vlejnë prej nesër, janë pranuar nga Shtabi qendror i krizës pas diskutimit dhe duke e marrë parasysh gjendjen e volitshme epidemilogjike me Kovid-19 në shtet tani, e cila karakterizohet me zvogëliomin e incidencës 14-ditore (numri i rasteve të reja) të rasteve pozitive, zvogëlimin e testeve pozitive për Kovid-19 në raport me numrin e përgjithshëm të personave të testuar, zvogëlimin e numrit të rasteve aktive dhe numrit të personave të hospitalizuar.

Për lehtësimin e masave të tanishme restriktive, janë propozuar shtatë rekomandime.

– Heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura.

– Të lejohet publiku në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 përqind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të obligueshëm të  distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra (tre vende), dhe me zbatim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga KOVID-19.

– Hiqet masa për ndalim të grupimit në hapësirë publike të më shumë se katër personave.

– Të lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në hapësira të hapura, terasa deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 përqind e kapacitetit të hapësirës dhe maksimum 6 persona në tavolinë duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave. Të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat.

– Numri i personave në një tryezë në objektet hotelierike rritet nga katër persona në gjashtë persona duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave në tryezë.

– Rekomandohet të hiqet masa për punë në ndërrime dhe distancë (neni 3, pika 14 e Vendimit mbi rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, masat e urdhëruara, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për të vepruar për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga ato ngjitëse sëmundja KOVID-19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e aplikimit të tyre (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 263/20),

-Mbetet në fuqi ora policore deri më 15 qershor 2021.

Next Post
Zaev: Unë jam krenar për Ushtrinë tonë për performancën e lartë që demonstron, si të barabartë me aleatët tanë të NATO-s

Zaev: Unë jam krenar për Ushtrinë tonë për performancën e lartë që demonstron, si të barabartë me aleatët tanë të NATO-s

Statistikë: Prodhimi industrial në prill u rrit me 46.1 përqind

Statistikë: Prodhimi industrial në prill u rrit me 46.1 përqind

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom